Pas trazirave të brendshme, presidenti i Iranit bënë thirrje për unitet

Publikuar tek: bota, më 21:05 11-02-2018 Pas trazirave të brendshme, presidenti i Iranit bënë thirrje për unitet

Hassan Rouhani presidenti i Iranian bën thirrje për unitet gjatë fjalimit në 39 vjetorin e revolucionit islamik.

Kjo thirrje e tij për unitet vjen fill pas tarizirave që vendi po kalon ku disa grupe protestuesish kërkojnë një reformim ekonomik të vendit.

Fronti opozitar i udhëhequr nga Mir Hossein Mousavi dhe Mehdi Karroub, duket se është përshkallzuar duke mobilizuar me qindra protestues në 80 qytete të shtetit të Irani. Nga protestat e fundit sipas “ The Guardian” mësohet se 25 persona u vranë në shesh ndërsa 3000 të tjerë u burgosën sëbashku me dy udhëheqësit e tyre Mir Hossein Mousavi dhe Mehdi Karroub.

Megjithatë për këta të fundit duket se masa e arresit është zbutur dhe i është lënë vetëm masa e arrestit shtëpiak. Ajo çka kërkon presidenti në këto kohë të vështira që vendi po kalonë është një respektimi i kushtetuës dhe një rikujtimi i kauzës së revolucionit të 1979.

“Sot kemi nevojë për të gjithë, duke përfshirë parimistët, reformistët, moderatorët dhe të gjithë ata që njohin kushtetutën, për zhvillimin dhe përparimin e vendit.”

"Kushtetuta duhet të jetë pika jonë e referimit... Nëse nuk pajtohemi për disa çështje, duhet t'i referohemi nenit 59 (që sipas kushtetuës iraniane nënkupton mbajtjen e referendumeve),” shprehet ai.

Ndërkaq përsa i përket akuzave se shteti i Iranit ka mbështetur ushtrit e ISIS në luftimet e zhvilluara së fundmi në Siri ai i ka hedhur poshtë kategorikishtë  duke thënë se shteti i Irianit nuk ka dorë në këto trazira.

Presidenti nuk ka lënë pa komentuar edhe marrveshjen e 2015 mbi neutralizmin e armeve bërthamore nën presionin e Amerikës ku shtetit të Iranit i kërkohej të hiqte dorë nga planet e tij për rritjen e kapaciteteve bërthamoreme kushtë që vendet perëndimore më pas të hiqnin sanksionet që kishin vendosur për te, siç ishin ato të shkëmbimit tregëtar.

Presidenti është shprehur se Amerika nuk i ka qëndruar besnike marrveshjes dhe nuk ka treguar as përpjekjen më minimale, por vendi i tij është zotuar që ti qëndroj deri në fund besnik asaj deri në ditën që pala tjetër do të heqë dorë përfundimishtë.

“Amerikanët deri më tani kanë tentuar të eliminojnë këtë marrëveshje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, por deri më sot ato kanë dështuar. Sot deklaroj se kombi ynë është i angazhuar për zotimet e tij deri në ditën kur pala tjetër e bën këtë”.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË: Rrëzohet helikopteri, vdesin 3 persona
E thotë Pence: SHBA dhe Korea e Jugut unike në politikën ndaj Koresë së Veriut »
Article Logic
Execution time: 0.020041227340698
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-trazirave-te-brendshme-presidenti-i-iranit-bene-thirrje-per-unitet-109934" }