Pas vettingut në politikë, Basha ka një tjetër propozim: Do konfiskohen të gjitha...

Publikuar tek: barometri, më 08:05 22-09-2018 Pas vettingut në politikë, Basha ka një tjetër propozim: Do konfiskohen të gjitha...

Kreu i PD, Lulizm Basha ishte sot i pranishëm në konferencën “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?” organizuar nga deputetet demokrate të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane.

 

Që aty Basha foli për vettingun në politikë, ku u shpreh i bindur se kjo është zgjidhja e vetme e ndarjes së politikës nga krimi. Por përveç kësaj Basha bëri edhe një tjetër propozim, ku u shpreh se shumë shpejt PD do të prezantojë amendimin e ligjit anti-mafia me anë të cilit do të konfiskohen asetet kriminale dhe do të hetohen të gjitha koncensionet.

“Vetingu politik është zgjidhja që kemi propozuar dhe jemi të gatshëm ta realizojmë atë. Por do të prezantojmë edhe projektligjin anti-mafia me anë të cilit do të verifikohen të gjitha koncesionet dhe do të konfiskohen asetet kriminale”, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018755912780762
array(1) { ["section"]=> string(86) "pas-vettingut-ne-politike-basha-ka-nje-tjeter-propozim-do-konfiskohen-te-gjitha-135193" }