Pas vlerësimit me çmim nga “European Border Breaker Awards”, Era Istrefi ka një kërkesë për të gjithë fansat (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:16 09-12-2016

Këngëtarja e njohur Era Istrefi, pak ditë pasi mori çmim nga “European Border Breaker Awards 2017” dhe është përfshirë në listën për çmimin e publikut. 

Ceremonia për këngëtarin më të mirë sipas publikut do të mbahet më 11 janar 2017 në Holandë dhe këngëtarja kërkon votën e fansave të saj për garën në të cilën do të përballet me këngëtaren me prejardhje shqiptare Dua Lipa.

“Sa prej jush doni të më shihni si fituese të çmimit të publikut në EBBA më 11 janar? Nëse po, votoni për mua tani këtu: https://www.europeanborderbreakersawards.eu/en/vote/”, ka shkruar ajo.

Publiku ka mundësi të votojë për të preferuarin deri më datën 23 dhjetor.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin “airplay”, performancat “live” në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050243139266968
array(1) { ["section"]=> string(117) "pas-vleresimit-me-cmim-nga-european-border-breaker-awards-era-istrefi-ka-nje-kerkese-per-te-gjithe-fansat-video-62086" }