“Pas zjarrit të Shënkollit, LSI duhet të shporret nga koalicioni në Lezhë”, Ndocaj thirrje Ramës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:27 01-08-2016 “Pas zjarrit të Shënkollit, LSI duhet të shporret nga koalicioni në Lezhë”, Ndocaj thirrje Ramës

“Pas zjarrit të Shënkollit, LSI duhet të shporret nga koalicioni në Lezhë”. Kështu shkruan deputeti Eduart Ndocaj pas zjarrit në burgun e Shënkollit si pasojë e të cilit humbi jetën edhe një i burgosur. Ndocaj thotë se ishte i vetmi deputet që u interesua për të plagosurit në spital dhe situatën në burg ndërsa i bën thirrje shefit të kabinetit të prishë aleancën me LSI.

“Pashë vendimin e Manjanit që ka ndëshkuar 32 punonjës të burgut të Shënkollit, ku si pasojë e zjarrit humbi jetën një i burgosur dhe i plagosën disa të tjerë me djegie. Reagimi i Manjanit erdhi pas thirrjeve të mia të bëra direkt nga mjediset e burgut.

Dua ta theksojë se isha i vetmi deputetë i zonës dhe po ashtu i vetmi përfaqësues i lartë që u interesova përsonalisht si për situatën e të plagosurve në spital si dhe për situatën në burg.

Unë, i bëj thirrje PS dhe Kryeministrit Rama të përshpejtojë hapat e prishjes zyrtare të koalicionit me LSI, e cila jo vetëm ka dëmtuar rëndë imazhin e qeverisjes, por po dëmton rëndë edhe PS duke rekrutuar ish deputetë dhe drejtues të PS kundrejt pazareve.

Manjani nuk duhet të ndëshkojë bishtin e problemit, por kokën. Ai duhet të kishte shkarkuar menjëherë drejtorin e Burgut, një shërbëtor i LSI. Ai po e shkatërron institucionin e burgut të Shënkollit.

Po ashtu, historia e qeverisjes së LSI është një histori dështimesh e shkeljesh të rënda në Qarkun e Lezhës që vazhdon me administrimin e dobët të bashkisë, leje ndërtimi të dhëna duke shkelë ligjin, tender të manipuluar e plotë afera të tjera. Kjo është arsye që edhe pse LSI përqendrojë të gjithë fuqinë e saj, ajo e humbi betejën zgjedhore të 2015. Kjo humbje është një sinjal i qartë që PS duhet të distancohet sa nuk është koma vonë!

Pastaj siguria ne burg duhet te rregullohet edhe per banoret e rinj vip te politikes qe do te hyjne pas shtatorit per te vuajtur denimin per vjedhje e korrupsion.

E. Ndocaj”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02130389213562
array(1) { ["section"]=> string(98) "pas-zjarrit-te-shenkollit-lsi-duhet-te-shporret-nga-koalicioni-ne-lezhe-ndocaj-thirrje-rames-48385" }