Pasaportat me afat 10-vjeçar, MPB: Qeveria e kaluar dha 156 mijë, morëm masa

Publikuar tek: politike, më 16:27 17-08-2015 Pasaportat me afat 10-vjeçar, MPB: Qeveria e kaluar dha 156 mijë, morëm masa

Pas problematikës së evidentuar me shtetasit nën 16 vjeç të cilët janë pajisur me pasaportat me afat 10-vjeçar, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB sqaron edhe njëherë lidhur me çështjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën prill 2009 deri në korrik 2010, për shtetasit e moshës nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit për pasaportë biometrike, se në bazë të ligjit nr. 8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar, afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje dhe me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit.

Sipas MPB-së, gjatë periudhës Prill 2009 – Korrik 2010, në qeverisjen e kaluar, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë, 10 vjet, ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.

Ministria e Punëve të Brendshme nënvizon se afati 5-vjeçar i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, për fëmijët 0- 16 vjeç është një standard i njohur ndërkombëtar, për shkak të ndryshimit në kohë të karakteristikave fizike të shtetasve të kësaj moshe.

Me ardhjen e qeverisë së re në vjeshtën e 2013, Ministria e Punëve të Brendshme duke konstatuar problematikën, mori masa për menaxhimin dhe zgjidhjen e tij.

MPB propozoi shtyrjen e afatit të këtyre pasaportave me një vit shtesë, duke i bërë këto pasaporta të vlefshme për 6 vjet, në mënyrë që t’u lihet kohë shtetasve të marrin masat për pajisjen me pasaportë të re biometrike.

Propozimi i MPB-së është miratuar në Kuvend në Prill 2014, ku përcaktohet se “Afati i vlefshmërisë së pasaportave biometrike, të lëshuara gjatë periudhës 1 prill 2009 – 31 korrik 2010, me afat vlefshmërie 10 vjet, për të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë deri në 16 vjeç në kohën e aplikimit, zgjatet me 1 vit nga dita e plotësimit të afatit ligjor prej 5 vitesh.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Zaho mbyllin pushimet: Mirupafshim Jon, do vijmë prap vitin tjetër
Pas vizitës në Kubën e largët, Nard Ndoka nis pushimet në Drimadhe »
Article Logic
Execution time: 0.023366928100586
array(1) { ["section"]=> string(79) "pasaportat-me-afat-10-vjecar-mpb-qeveria-e-kaluar-dha-156-mije-morem-masa-18566" }