“Pashkët” e kryeministrit Rama nisin herët në mëngjes, uron përmes ikonës së famshme (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:43 16-04-2017 “Pashkët” e kryeministrit Rama nisin herët në mëngjes, uron përmes ikonës së famshme (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët herët në mëngjes festën e Pashkëve.

Ai ka zgjedhur imazhin e një ikone të veçantë, për të përcjellë urimin e tij në facebook.

“Ju uroj GËZUAR PASHKËT me këtë imazh të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës në 2013 dhe sot. Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë.

Shumë është bërë për trashëgiminë dhe thesaret tona historike e kulturore. Ende më shumë mbetet për t'u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama. 

 

rama.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069639682769775
array(1) { ["section"]=> string(92) "pashket-e-kryeministrit-rama-nisin-heret-ne-mengjes-uron-permes-ikones-se-famshme-foto-75335" }