Pashkët, Nishani dhe Basha urojnë besimtarët katolikë

Publikuar tek: politike, më 09:13 27-03-2016 Pashkët, Nishani dhe Basha urojnë besimtarët katolikë

Sot besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë Pashkët. Në Tiranë, mesha e shenjtë për të pritur ngjalljen e Krishtit u zhvillua në katedralen e Shën Pjetrit. Kjo festë simbolizon ringjalljen e Krishtit pasi u kryqëzua dhe është festa më e madhe e besimtarëve të krishterë. Kreu i Shtetit Bujar Nishani dhe kreu i PD Lulzim basha kanë shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

“Të dashur besimtarë katolikë!

Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, ditës kur të mbarë katolikët ripërtërijnë besimin e tyre tek Biri, Ati dhe Fryma e Shenjtë, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve mbarësi, paqe dhe lumturi!

Ju uroj nga zemra në këtë ditë të bekuar që të gjeni e të ripërtërini kurajën, forcën, besimin dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë si qenie njerëzore e për të shpalosur vlerat e vërteta të shqiptarizmës!

Festa e Pashkëve, kjo ditë e ringjalljes së besimit, i gjen shqiptarët të bindur se hap pas hapi do të shënojmë përparime në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Ky vit shënon edhe shenjtërimin e bijës më të madhe dhe shembullit mbarëbotëror të mirësisë dhe humanizmit altruist – atë të Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku I – gjë që do të japë shembullin më dinjitoz dhe më frymëzues se sa vlera dhe dinjitet përfaqëson kombi i vogël shqiptar për mbarë njerëzimin në rrafsh global.

Të gjithë besojnë fort tek mirësia, tek paqja mbi dhé dhe disa prej nesh madje shpresojmë me gjithë shpirt edhe tek bota e përtejme, ku vlerat e vërteta e të qashtra njerëzore gjykohen dhe vlerësohen nga i Plotfuqishmi. Detyra dhe përgjegjësia jonë në këtë jetë është që të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për ta merituar këtë shpresë dhe një jetë sa më të mirë, edhe për brezat që do të vijnë pas nesh.

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e shenjtë të Pashkëve!”– theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

Lulzim Basha: Ju uroj te gjithe besimtareve katolike dhe ungjillore Gezuar Pashket! Per shume vjet Gezuar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreshnik Spahiu paralajmëron “ortek” pas një ore: Ata që menduan se jemi pak, gabuan
Veliaj: Sot fëmijë e të rritur vunë re diçka të pazakontë te Liqeni »
Article Logic
Execution time: 0.034308910369873
array(1) { ["section"]=> string(58) "pashket-nishani-dhe-basha-urojne-besimtaret-katolike-36116" }