Pasi aplikoi për postin e rëndësishëm në Sarajevë, Majlinda Bregu mes artistëve bëhet pjesë e një tjetër nisme (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:00 01-02-2018 Pasi aplikoi për postin e rëndësishëm në Sarajevë, Majlinda Bregu mes artistëve bëhet pjesë e një tjetër nisme (FOTO)

Pasi aplikoi si kandidatura e vetme e Shqipërisë për sekretare e përgjithshme e RCC në Sarajevë, ish-deputetja e PD, e cila mbeti jashtë listave të përpiluara nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 qershorit, Majlinda Bregu është bërë pjesë e një tjertër nisme të rëndësishme.

Ndërsa shfaqet mes artistëve të njohur të skenës shqiptare si Juliana Pasha, Elton Deda, Aurela Gaçe, Olta Boka etj., Bregu është bashkuar me nismën e dhunës kundër grave.

“Të ndryshëm, por të barabartë. Bashkë kundër dhunës ndaj grave e vajzave @enedatarifa @aurelagaceofficial @kejsitola @oltaboka @tondeda @julianapasha @zefinahasani”, shkruan Majlinda Bregu në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ditën e djeshme Bregu sqaroi se ka aplikuar në Regional Cooperation Council, një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

 

majlinda.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03035306930542
array(1) { ["section"]=> string(121) "pasi-aplikoi-per-postin-e-rendesishem-ne-sarajeve-majlinda-bregu-mes-artisteve-behet-pjese-e-nje-tjeter-nisme-foto-108685" }