Pasi i ofenduan rëndë të dashurën, Justin Bieber merr një vendim drastik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:48 16-08-2016 Pasi i ofenduan rëndë të dashurën, Justin Bieber merr një vendim drastik

Para dy ditësh, pas komenteve fyese ndaj të dashurës Sofia Richie,  Justin Biber lajmëroi se do të bënte private profilin e tij në Instagram.

Dhe e vërtetoi fjalën e dhënë.

Pas komenteve negative dhe sherrit me ish të dashurën,  këngëtaren Selena Gomez, Justin u detyrua të merrte masat drastike.

Mbrëmjen e së hënës, këngëtari jo vetëm e bëri private adresën e tij, por pastaj e mbylli fare.

Bërja private e adresës do të thotë se postimet janë ende në dispozicion për ndjekësit. Ndryshimi është që duhet të bësh kërkesë për ta ndjekur dhe personi me profil privat ta pranojë.

Fillimisht Justin Bieber  bëri private adresën e tij, por më pas u përball me komentet e fansave të cilët e sulmonin dhe I thonin që po humbet shumë fansa.

22­ vjeçari mori vendimin drastik dhe mbylli Instagramin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025795936584473
array(1) { ["section"]=> string(77) "pasi-i-ofenduan-rende-te-dashuren-justin-bieber-merr-nje-vendim-drastik-49898" }