Pasi kreu ca punë “që as i i interesojnë politikës”, deputeti socialist sjell një fakt të rëndësishëm

Publikuar tek: politike, më 10:38 11-01-2016 Pasi kreu ca punë “që as i i interesojnë politikës”, deputeti socialist sjell një fakt të rëndësishëm

Pasi kreu ca punë që siç thotë ai “as i interesojnë politikës shpesh”, deputeti socialist sjell në vëmendje një fakt: Mbipushtetin e politikës. Erion Braçe thotë se politika ka mbipushtet. “Për mua mbetet e njëjta ide: Pushtetin Popullit. E gjithë historia me "reformën në drejtësi",  konsumuar katër-pesë ditët e fundit(Vetëm tani po mund ta lexoj pasi për ca ditë kreva disa punë që as i interesojnë politikës shpesh), Sulmi i egër mbi një grup ekspertesh ndër më të miret që ka vendi-të papërfolur kurrë, të ndershëm e profesionalë, të huaj gjithashtu, ngulja me dhunë në kokën e kujtdo të gozhdës politike-"zgjidhje politike", "takim politik i nivelit të lartë", "vendim politik" etj, sic po lexoj- edhe dje; Dëshmon qartë për pushtetin e madh që ka dhe kërkon të ruaj politika. Natyrisht, model është dhe ky, por më i dëmshmi ama.  Veçanërisht kur bëhet fjalë për drejtësinë”, veçon Braçe.

“Si rregull, politika duhet të perfaqësojë njerëzit e të kontrollohet prej tyre, por deformimi i thellë në përfaqësim duke patur si produkt në fund inetersa personale apo edhe të një grupi politik, në një sistem ku kontrolli i popullit mbi politikën thuajse nuk funksionon ose vlen vetëm kur ka zgjedhje, i jep politikes pushtet përtej çdo caku, përtej edhe asaj që ka vendosur vetë populli me votë. Në këtë aspekt,  më vjen mirë që maxhoranca ka kufizuar në maksimum rolin e saj në këtë proces apo me gjerë, pjesën e vendimmarrjes së politikes për drejtësinë e institucionet e saj. Në anë tjetër; ky debati mbi e për "shumicat e cilësuara", sjell në vëmendje atë që së pari kemi sot”, kojnstaton deputeti.

“Shikoni, sot nuk ka shumica të cilësuara për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese apo KLD, për pjesën që i takon vendimmarrjes së politikës gjithnjë. Kemi vec shumicë të tjeshtë, domethënë vetëm 70+1 të votave të Kuvendit, niveli më thjeshtë i arritshëm për politikën. E kuptoni se sa i kapur politikisht është sistemi i drejtësisë sot? Madje në kushtet kur edhe kontrolli mbi këtë sistem është po ashtu i kapur politikisht. Për këtë shkak dhe i korruptuar”, shkruan Braçe i cili shton se nuk duhet humbur kohë dhe se reforma duhet të shkojë deri në fund pasi siç thotë ai “ky vend ka nevojë ulëritëse për drejtësi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani rrëfen për takimin me Ramën: Ka një skenar për ndryshimin e Kushtetutës vetëm me votat e maxhorancës
“Kjo është treshja me pushtet që rrezikon të humbasë gjithçka”, Ngjela nxjerr emrat »
Article Logic
Execution time: 0.0041508674621582
array(1) { ["section"]=> string(104) "pasi-kreu-ca-pune-qe-as-i-i-interesojne-politikes-deputeti-socialist-sjell-nje-fakt-te-rendesishem-29669" }