Pasi lanë negociatat, Rama dhe Basha zihen në facebook (REPLIKAT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:40 26-04-2017 Pasi lanë negociatat, Rama dhe Basha zihen në facebook (REPLIKAT)

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë replikuar me nëjri tjetrin në facebook, një ditë pasi lanë negociatat pa rezultat për zgjidhjen e krizës politike.

“Një zë i ngjirur bërtet për t'u treguar përralla qorrave që s'duan të shohin shurdhëve që s'duan të dëgjojnë Vaj medet PD, vaj medet kuku për ty”, shkruan Rama, teksa Basha fliste në çadrën në bulevard.

 

ram_fb.jpg

Por, menjëherë sapo mbaroi fjalën e tij live, Basha i është kthyer Ramës dhe shkruan po në facebook:

“Zëri im shërohet prapë po mendjes tënde si do ja bësh...”, shkruan Basha, i cili në çadër përsëriti apelin drejtuar kryeministrit për të dhënë dorëheqjen.

“Edi Rama është gati të dorëzojë zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Kështu funksionon pazari i qelbur nga koka...”, tha kreu i PD-së.

 

 

 basha_fb.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.77902293205261
array(1) { ["section"]=> string(68) "pasi-lane-negociatat-rama-dhe-basha-zihen-ne-facebook-replikat-76499" }