Pasioni i Nikos për Korçën, fotot e Pazarit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:52 19-01-2015 Pasioni i Nikos për Korçën, fotot e Pazarit

Zv.kryeministri Niko Peleshi ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të na prezantuar Pazarin e Korçës, I cili, I është nënshtruar një rikonstruksioni muajt e fundit për t’u kthyer në identitet. Gjithçka që duket në fotografinë, të cilën e shihni edhe më poshtë, është e mrekullueshme. Madje, s’të kujton Korçën e vjetër, por një Korçë moderne. Të gjithë e dimë pasionin e zv.kryeministrit për Korçën, edhe për faktin se ai ka qenë kryetar i Bashkisë së qytetit. Sidoqë të jetë, ajo që kuptohet nuk është realiteti. Eshtë projeksioni në 3D sesi do të jetë Korça kur të mbarojë rikonstruksioni i Pazarit të Vjetër. Deri atëherë “do të rrimë e vështrojmë”. E dimë shumë mirë se nga projeksioni, në realitet, duhen ditë, madje muaj që të kalojnë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022170066833496
array(1) { ["section"]=> string(46) "pasioni-i-nikos-per-korcen-fotot-e-pazarit-973" }