Pasioni i vajzave në Shqipërinë e 1920-ës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:42 27-02-2015 Pasioni i vajzave në Shqipërinë e 1920-ës

Një fotografi e veçantë ndodhet në bibliotekën e Kongresit amerikan e titulluar “Pesë vajza që thurin”.

Foto mendohet se është bërë në vitin 1920 në Tepelenë, ndërsa aty tregohet momenti i 5 vajzave shqiptare që thurin me shtiza në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botërore.

Kjo foto është publikuar në facebook nga gazetari Ilir Ikonomi, i cili e konsideron atë të rrallë për nga kompozimi dhe informacioni mbi jetën e thjeshtë shqiptare që përcjell.

Postimi i Ilir Ikonomit:

Kjo fotografi mahnitëse, e titulluar “Pesë vajza që thurin”, është marrë nga koleksioni i amerikanëve Frank dhe Frances Carpenter, që gjendet në Bibliotekën e Kongresit dhe mund të vizitohet online. Duhet të jetë bërë në vitin 1920.

Frank Carpenter ishte gjeograf dhe fotograf që shëtiste nëpër botë dhe shkruante tekste gjeografie. Frances ishte e bija. Frank Carpenter është autor i rreth 20 librave të përmbledhur në serialin Carpenter's World Travels, të cilët u bënë mjaft popullorë mes viteve 1915-1930.

Fotoja ka kapur në një moment sinqeriteti 5 vajza shqiptare që thurin me shtiza në Shqipërinë e pas Luftës së Parë Botërore. Carpenter i ka fiksuar të pesta të përqendruara në punën e tyre, por edhe të vetëdijshme për të huajin përballë që po i fotografon.

Ka shumë mundësi që ajo të jetë bërë gjatë udhëtimit të fotografit në Tepelenë. Frank Carpenter shkoi atje bashkë me një mision ndihme të Kryqit të Kuq amerikan, pas një tërmeti që shkatërroi qytetin më 20 nëntor 1920 dhe që la 36 të vrarë.

Është një foto e rrallë për nga kompozimi dhe informacioni mbi jetën e thjeshtë shqiptare që përcjell.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditëlindja e Shkëlzen Berishës, Armina: I lumtur sa sot
Fuga mbron studentët grevistë: Kanë të drejtë, ministria t’u kërkojë falje »
Article Logic
Execution time: 0.023519992828369
array(1) { ["section"]=> string(46) "pasioni-i-vajzave-ne-shqiperine-e-1920-es-4619" }