Pasojat e pagjumësisë tek fëmijët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:02 17-06-2016 Pasojat e pagjumësisë tek fëmijët

Amerikanët kanë realizuar studime të shumta lidhur me pagjumësinë tek fëmijët.

Sipas studimeve mungesa e gjumit tek fëmijët është një ndër faktorët kryesorë të mbipeshës tek fëmijët.

Në studimet ku kanë marrë pjesë rreth 700 fëmijë ka rezultuar se mungesa e gjumit është më e shpeshtë tek djemt se tek vajzat.

Pasojat e gjumit jo të mirë tek foshnjat janë të shumta. Fëmijët që si foshnje nuk kanë patur gjumë të mirë, më vonë bëhen më agresivë dhe trefish më shumë anojnë nga sjellja e keqe.

Vogëlushët lodhen më shpejtë dhe nuk kanë koncentrim të mirë. Ditën do të duhej të flinin.

Pagjumësia, në të vërtetë, shkakton disponim jo të mirë tek fëmijët dhe tek prindërit, ndërsa vogëlushët që vuajnë nga pagjumësia kanë konflikte më shpesh me nënën.

Shmangja e kësaj shprehie të keqe është e mundur, pohojnë ekspertët. Nëse foshnja qan, lëreni, dhe pas dy-tre netësh spontanisht do ndalojë. Kjo sjellje, gjithsesi, nuk është e thjeshtë sepse prindërit mendojnë që foshnja qan me orë të tëra. Natyrisht që kjo ndjenjë është subjektive sepse pas gjysëm ore të qarash, ajo do të qetësohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036993026733398
array(1) { ["section"]=> string(39) "pasojat-e-pagjumesise-tek-femijet-43845" }