Pasojat që vijnë nga qëndrimi gjatë para kompjuterit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:52 04-09-2016 Pasojat që vijnë nga qëndrimi gjatë para kompjuterit

Shpeshherë për shkak të punës, por edhe nga dëshira për të luajtur, qëndrimi përpara kompjuterit zgjat me orë të tëra. por, efektet janë tepër të rënda për shëndetin. 

Pavarësisht arsyes se përse qëndrojmë ulur, duhet të theksojmë faktin se çdo vit qindra mijëra njerëz i drejtohen spitaleve pasi ndiejnë dhembje mesi, por shumë pak e dinë se këto dhimbje shkaktohen për shkak të presionit që ushtrohet në atë pjesë në momentet që qëndrojmë të ulur.

Gjatë qëndrimit ulur, nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri. Qëndrimi ulur është një ndër shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të kohëve moderne.

Ja një listë me problemet që shkakton në shëndet qëndrimi ulur për një kohë të gjatë (veçanërisht qëndrimi para kompjuterit) :

1. Tendosje të legenit

2. Muskuj abdominalë të butë

3. Mungesë përqendrimi

4. Dhimbje shpatullash dhe shpine

5. Shpinë jo elastike

6.Dëmtim të diskut vertebral

7. Qafë të tendosur

8. Qarkullim të dobët të gjakut në legen

9. Obezitet si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik.

Bëni sa më shumë aktivitetet fizik, dhe kur është mundësia shmangni qënfrimin ulur. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025874853134155
array(1) { ["section"]=> string(58) "pasojat-qe-vijne-nga-qendrimi-gjate-para-kompjuterit-51840" }