Pasuria, ministri Beqaj përfiton akoma para nga shitja e kompanisë “Intech”

Publikuar tek: politike, më 12:20 27-04-2016 Pasuria, ministri Beqaj përfiton akoma para nga shitja e kompanisë “Intech”

Ministri i Shëndetësisë vijon të marrë të ardhura nga shitja e kompanisë “Intech”, për të cilin shpeshherë është akuzuar nga opozita për përfitimet në tenderë publikë.

Në deklaratën e pasurisë, ministri Beqaj ka bërë me dije se për vitin që kaloi, nga shitja e 51% të kuotave të kompanisë “Intech” shpk ka përfituar shumën e 10 000 000 lekëve. Nuk specifikohet nëse është neto apo bruto pa zbritje të tatimit mbi të ardhurën personale, shitja është bërë në datën 29.08.2013. Gjatë vitit të kaluar, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë ka shlyer edhe një pjesë të kredisë që ka marrë që në 2007-n me vlerën e 100 mijë eurove, nga e cila ka shlyer vlerën 12 700 euro.

Nga kjo kredi, ministri ka për të shlyer edhe 19 420 mijë lekë. Në deklaratën e të ardhurave të tij për vitin e kaluar, ministri i Shëndetësisë ka paraqitur edhe të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativë dhe borde që kapin vlerën e 145 000 lekëve. Pjesë e të ardhurave është edhe qiraja e një apartamenti, nga i cili për vitin e kaluar, familja e ministrit Beqaj ka përfituar 900 000 lekë. Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë rezulton se për vitin 2015 ka pasur dy burime të ardhurash.

Të ardhurat e zonjës Adriana Beqaj janë shtuar nga puna në një bankë të nivelit të dytë që kapin vlerën e 3 663 000 lekëve, si dhe të ardhura nga shitja e shoqërisë “Proinvest” shpk me vlerën e 1800 eurove. Sipas të dhënave të publikuara në ILDKPKI, rezulton se për vitin e kaluar është pakësuar një llogari bankare me 260 USD, si dhe disa llogari rrjedhëse; një llogari rrjedhëse me 1 240 euro, një tjetër me 300 euro, si dhe një tjetër llogari rrjedhëse me vlerën e 7 270 000 lekë, raporton "Shqip". Sipas kësaj deklarate, rezulton se bashkëshortja ka shtuar llogari bankare në vlerën 1 480 000 lekë, dhe një llogari tjetër me vlerë 1 216 000 lekë me burim të ardhurash nga puna. Gjithashtu, bashkëshortja ka pakësim në llogari me 4 100 euro dhe shtuar një depozitë në vlerën 400 USD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Intervista e Ramës në “Sky News”: Nuk duam konfederatë, por aspirojmë BE-në (E plotë)
Intelektuali shpërthen ndaj ministrave: Hajdutë dhiaksa…squllësa që i numëroni paratë nëpër nevojtore! »
Article Logic
Execution time: 0.01870584487915
array(1) { ["section"]=> string(78) "pasuria-ministri-beqaj-perfiton-akoma-para-nga-shitja-e-kompanise-intech-38830" }