Patenta shqiptare njihet në 88 shtete të botës, DPSHTR publikon listën

Publikuar tek: ekonomi, më 13:45 02-08-2016 Patenta shqiptare njihet në 88 shtete të botës, DPSHTR publikon listën

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar listën e shteteve ku njihen patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare.

DPSHTRR ka informuar mbi hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.

Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo drejtori rajonale.

Qytetari mund të aplikojë për lejedrejtimi ndërkombëtare në çdo drejtori rajonale, pavarësisht vendbanimit. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë lejedrejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi, fotografi me ngjyra, 1 (një) copë, me përmasa 4 x 5 cm si dhe mandat pagesën prej 500 lekë për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.

Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me lejedrejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet në bazë të lejedrejtimit kombëtare. Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vjet

Lista e shteteve palë të Konventës për Trafikun Rrugor Vienë 1968, e shteteve të Bashkimit Europian, dhe e shteteve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe për njohjen dhe konvertimin e lejedrejtimit:

1. Armenia 2. Austria 3. Azerbajxhani 4. Bahama 5. Bahreini 6. Bjellorusia
7. Belgjika 8 . Bosnje Hercegovina 9. Brazili 10. Bullgaria 11. Republika e Afrikës Qendrore
12. Kosta Rika 13.Bregu i Fildishtë 14. Kroacia 15. Kuba 16. Republika Çeke
17. Republika Demokratike e Kongos 18. Danimarka 19. Ekuadori 20. Estonia
21. Finlanda 22. Franca 23. Gjeorgjia 24. Gjermania 25. Gana 26. Greqia
27. Guajana 28. Selia e Shenjtë 29.Hungaria 30 Indonezia 31. Irani
32. Izraeli 33. Italia 34. Kazakistani 35. Kenia 36. Kuvajti 37.Kirgistani
38. Letonia 39. Liberia 40. Lituania 41. Luksemburgu 42.Meksika
43.Moldavia 44. Monako 45.Mongolia 46. Mali i Zi 47. Maroku
48. Hollanda 49. Nigeri 50. Norvegjia 51. Pakistan
52. Peruja 53. Filipine 54. Polonia 55. Portugalia
56. Qipro 57. Katari 58. Republika e Koresë 59. Rumania
60. Federata Ruse 61. San Marino 62. Senegali 63. Serbia
64. Sejshel 65. Sllovakia 66. Sllovenia 67. Afrika e Jugut
68. Spanja 69. Suedia 70. Zvicra 71. Taxhikistani 72. Tajlanda
73. Irlanda 74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë 75. Tunizia
76. Turqia 77. Turkmenistani 78. Ukraina 79.Emiratet e Bashkuara Arabe
80. Malta 81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut
82. Uruguai 83. Uzbekistani 84. Venezuela 85. Vietnam 86.Zimbabve 87.Kili 88.Kosova

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022560119628906
array(1) { ["section"]=> string(75) "patenta-shqiptare-njihet-ne-88-shtete-te-botes-dpshtr-publikon-listen-48487" }