Patentat e Tahirit, Edi Rama tregon si u ndje kur mori vesh lajmin

Publikuar tek: politike, më 21:11 14-11-2017 Patentat e Tahirit, Edi Rama tregon si u ndje kur mori vesh lajmin

Kryeministri Edi Rama thotë se është ndjerë i konfuzuar kur mediat publikuan lajmin e ndalimit të Orest Sotës dhe në makinën e tij u gjetën dy patenta në emër të Saimir Tahirit.

Në emisionin “Studio e Hapur” Rama deklaroi se ngjarjet në fjalë mund të jenë koiçidenca të çuditshme. Rama shtoi se kjo çështje tashmë i takon Saimir Tahirit dhe avokatit të tij.

Pjesë nga intervista:

Eni Vasili: Cila është ndjesia që patët kur morët vesh lajmin

Edi Rama: The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë? Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, Unë kam thënë që në ditën një që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Dhe pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatit të tij.

Edi Rama: Kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar një përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje për ata që kanë të drejtën të flasin dhe që janë njerëzit e medias.

Media nuk bën gabim që flet, media gabon në ato që thotë. Ndjesia që pata është ajo e një konfuzioni të madh. Kjo mund të jetë shumë e rëndë por mund të jetë edhe krejt pa lidhje.

Eni Vasili: A ka shumë koeçidenca në këtë histori?

Edi Rama: Mund të jenë të çuditshme nëse janë të palidhura me njëra tjetrën. Nuk më takon mua të them nëse është e çuditshme, koiçidencë apo jo.

Eni Vasili: A keni folur me zotin Tahiri pas kësaj çështje?

Edi Rama: Mos harro ku jetojmë në një kohë, ku jo shumë larg një parti politike duhet të shkonte për të mbajtur fjalime dhe për t’i çuar bukë një politikani të dënuar. Çdokush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që bën, dhe nëse në atë që bën shkel ligjin, duhet të përgjigjet përpara ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.00295090675354
array(1) { ["section"]=> string(71) "patentat-e-tahirit-edi-rama-tregon-si-u-ndje-kur-mori-vesh-lajmin-99587" }