Patozi ironi me Ramën e Metën: Në Qeveri s'ka sallë dhensh, as pulari në Parlament

Publikuar tek: politike, më 12:02 19-02-2015 Patozi ironi me Ramën e Metën: Në Qeveri s'ka sallë dhensh, as pulari në Parlament Astrit Patozi

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironuar sot në sallën e Kuvendit vizitat e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në zonat e përmbytura.  Rama, ditë më parë ka vizituar fermerët, duke u shpërndarë atyre disa krerë dhensh, ndërkohë që së fundmi Meta ka qenë në Levan, duke vizituar një pulari.

‘’Nëse do shkosh si burrë shteti  në Novoselë merr vendimin e plotë të qeverisë se delet janë më shumë se 200, po ashtu pulat, lopët etj. Në qeveri nuk ka sallë dhensh dhe as në parlament të jetë hapur ndonjë pulari.”, tha sot Patozi.

Sipas deputetit, shqetësues mbetet epidemia e shpërndarjes së medaljeve pa kriter. “Ne drejtohemi nga një qeveri që i jep medalje e dekorata vetes për vepra të pakryera ndodnjëherë, I vendos në xhaketën e vet si tre lapsat në Paris. Kjo se pengon kryeministrin t’i mbushë gjoksin me medalje Erjon Velisë, Gjermeni dhe Cani po kthehen në ministra pa portofol. Kurse Veliaj dhe Ahmetaj po marrin kompetenca’’, thotë Patozi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Mos mërzitet Renzi, s’kemi sindikata
Lubonja: Sulmi ndaj Ramës me urdhër »
Article Logic
Execution time: 0.021526098251343
array(1) { ["section"]=> string(85) "patozi-ironi-me-ramen-e-meten-ne-qeveri-s-ka-salle-dhensh-as-pulari-ne-parlament-3816" }