Patozi: LSI kërkon të vjedhë në tavolinë Vorën, Nora Malaj takim me prokurorin Genci Qano

Publikuar tek: politike, më 13:12 25-06-2015 Patozi: LSI kërkon të vjedhë në tavolinë Vorën, Nora Malaj takim me prokurorin Genci Qano Astrit Patozi

Partia Demokratike ka denoncuar sot protestat e LSI-së në Vorë për humbjen e kandidatit të saj, Luan Sallaku si dhe shoqërimin e zëvendësministres Nora Malaj me prokurorin e çështjes së regjistrimeve të pretenduar nga LSI si fictive në Vorë, Genci Qano.  

Deputeti Astrit Patozi denoncoi përpjekjen sipas tij të LSI dhe maxhorancës për ta fituar në tavolinë Bashkinë e Vorës.

“Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe Ilir Metës, që të mos e trashin më shumë zullimin në Vorë, se nuk do të munden kurrë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve të shprehur qartë dhe prerë. Jam sot këtu  për të shprehur një alarm publik, lidhur me atë që po ndodh me mbylljen e procesit zgjedhor në bashkinë e Vorës. Megjithëse fitorja e kandidatitit të opozitës është e qartë, ka një përpjekje evidente për ta vjedhur atë në tavolinë nga përfaqësuesit e mazhorancës, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndonëse numërimi i votave për kandidatin përfundoi të hënën në drekë, ka një zvarritje të qëllimshme të procesit të numërimit për këshillin bashkiak, e cila shoqërohet me shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor nga përfaqësuesit e shumicës në KZAZ dhe në tavolinat e numërimit.

Protestat nisën menjeherë pas daljes së rezultatit për kandidatët, ku përfaqësuesi i opozitës rezultoi fitues me rreth 250 vota. Individë të të gjitha kategorive rrethuan fillimisht KZAZ-në, por pastaj u larguan prej aty vetëm pas ndërhyrjes së ministrit të Brendshëm, për të vazhduar në sheshe të tjera.

Është fare e qartë se LSI shpreson që ta rrëmbejë fitoren e kandidatit të opozitës duke pasur në mëndje shumica të cuditshme, që mund të krijohen në KQZ apo në Kolegjin Zgjedhor, ndonëse nuk ka asnjë argument ligjor dhe provë që të mbështesë pretendimet e saj.

Përfaqësuesit e saj janë shprehur për rreth 500 transferime qytetarësh në 6 muajt e fundit drejt bashkisë së Vorës, por e vërteta është se ato janë gjithësej vetëm 59 raste, që nga janari e këtej, madje njëri prej tyre është edhe i vëllai I kandiatit të LSI-së.  Me kërkesën e mazhorancës për këtë ka nisur një hetim, i cili nuk përbën fare shqetësim për ne. Por dje prokurori i cështjes,Genci Qano, u pa në shoqërinë e zv. ministres së Arsimit, Nora Malaj, e ngarkuara nga LSI për zgjedhjet në Vorë, dhe kjo që sigurisht që është një problem.”, tha Patozi.

noramalajprokurorivore

Foto e publikuar nga PD për takimin e Nora Malaj me prokurorin Genci Qano

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anëtarët fitues të Këshillit bashkiak, emrat e PD, PS dhe LSI
Tonin Marinaj kryebashkiaku i fundit i zgjedhur nga vota e 21 qershorit »
Article Logic
Execution time: 0.047473907470703
array(1) { ["section"]=> string(93) "patozi-lsi-kerkon-te-vjedhe-ne-tavoline-voren-nora-malaj-takim-me-prokurorin-genci-qano-14627" }