Patozi në kazino, revoltohet demokrati: A ka ndonjë mashkull nga ju që s’e ka provuar?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:07 19-07-2017 Patozi në kazino, revoltohet demokrati: A ka ndonjë mashkull nga ju që s’e ka provuar?!

Kjo foto e Astrit Patozit brenda një kazinoje ka qarkulluar gjatë gjithë këtyre ditëve në media dhe demokratët pro Lulzim Bashës e kanë përdorur për të dhënë mesazhin se një njeri si Patozi nuk mund të ketë në dorë fatet e tyre.

Në vazhdën e kësaj, vjen kundërpërgjigja nga një prej anëtarëve të Partisë Demokratike, njëherazi pjesë e lëvizjes “Anti-Basha”, Julian Deda.

“Si është më pak e dëmshme? 
Të luash ne kazino me lekët e tua, apo të luash bixhoz me besimin e mijëra demokratëve”, pyet retorikisht anëtari i PD.

REAGIMI I PLOTË:

Per moralistet.

Bixhozi padiskutim hyn ne listen e gjerave, qe nuk duhen bere ne jete. Por pyetja, qe shtroj une eshte: "A ka ndonje mashkull ne facebookun tim, qe nuk ka provuar te pakten nje here ne jete te luaj bixhoz?". Nuk ma do mendja te kete. Nese dikush me thote "une nuk kam luajtur kurre", ai thjesht po genjen. Te gjithe e kemi bere. E kam bere une, ti, ai dhe shume te tjere, qe kemi provuar kenaqesine e te luajturit. E megjithate, perseri bixhozi hyn te veset e keqija, qe nese ke mundesi duhet ti shmangesh. Ne fund te fundit more moraliste dhe puritane, kush luan me leket e veta, s'ka pse i jep llogari askujt, sepse demin e ka personal.

Por, a ka bixhoz me te madh se marreveshja e 17-18 Majit? Ata u ulen te dy vetem per vetem, nxoren letrat mbi tavoline dhe filluan lojen. Vetem per politike nuk eshte folur aty. Çfare kujtoni se luajten me ato letra? Murlan apo xing? Per fat te keq jo. Aty u lajt poker me idealet e atyre qe kishin sakrifikuar per 90 dite. U luajt kumar me historine e nje partie 25 vjeçare. U luajt bixhoz me emra njerezish, me poste, me vende pune dhe e gjithe kjo, sa per t'i shpetuar momentit. Pastaj me vone u luajt kumar i frikshem me listat e deputeteve. Por gjithçka u kuptua dhe rezultati ishte ai qe dijme te gjithe tashme, minimumi historik i 25 Qershorit.

P.s. Tani kam nje pyetje finale: Si eshte me pak e demshme? 
Te luash ne kazino me lekete e tua, apo te luash bixhoz me besimin e mijera demokrateve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029261112213135
array(1) { ["section"]=> string(89) "patozi-ne-kazino-revoltohet-demokrati-a-ka-ndonje-mashkull-nga-ju-qe-s-e-ka-provuar-86647" }