Patozi paralajmëron fundin e Bashës: PD e pashpresë .

Publikuar tek: barometri, më 08:27 25-03-2018 Patozi paralajmëron fundin e Bashës: PD e pashpresë .

Lulzim Basha, Astrit Patozi

Astrit Patozi një nga kritikët më të ashpër të kreut të PD, Lulzim Basha dhe njëkohësisht edhe ish-nëkryetari i kësaj force politike është shprehur skeptik ndaj përfundimit të procesit të PD për ndryshimet statore.

Në një intervistë për Abc News, Patozi është shperhur se për shka të liderit karzmatik siç e quan ai PD është e pashpresë. “PD ka rrëshqitur në këto kuota dramatike kryesisht për shkak të liderishipit të gabuar Lulzim Bashës në këto 5 vitet e fundit. Nuk mendoj se kjo është fundi i ciklit të një partie politike por unë mendoj se kjo është fundi i një lidershipi të gabuar”, tha Patozi, ndërsa thekson më tej se nndryshimet statutore të nisura nga Basha i duken mosbesuese.

“Mendoj që ata që kërkojnë zgjidhjen e krizës shumëdimensionale tek disa ndryshime statutore në rastin më të mirë janë naivë politik dhe në rastin më të keq shërbejnë si salvaxhente që Lulzim Basha t’ia hedhi dhe të dalë në breg. Kishim statut që për 5 vjet u hodh në plehra. Nuk ka garanci që edhe statuti i ri s’do ketë të njëjtin fat. PD ka vetë një rrugë që të ringrihet dhe kjo ndodh përmes votës dhe garancive të forta që rregullat e lojës do respektohen”, u shpreh Patozi.

Më tej ish-nënkryetari i PD theksoi se sa i përket zërave për lobim në SHBA, Basha duhet të japë llogari. “Këto lloj akuzash kanë ardhur nga shypi i huaj dhe për këtë janë paraqitur prova. Kjo e bën të detyrueshme përgjigjen serioze të zotit Basha, shpjegimet kanë qenë të pamjaftueshme në opinion im. Nëse doni të dini opinioni tim, linja ruse s’ka të bëj me të vërtetën. Unë nuk besoj në asnjë çast që zoti Basha të jetë futur në një linjë pro-ruse për të përfituar politikisht”, tha Patozi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12288594245911
array(1) { ["section"]=> string(57) "patozi-paralajmeron-fundin-e-bashes-pd-e-pashprese-114453" }