Patozi: Procesi i hapjes së dosjeve të nisë nga parlamenti i mbushur me kriminelë

Publikuar tek: politike, më 14:41 30-04-2015 Patozi: Procesi i hapjes së dosjeve të nisë nga parlamenti i mbushur me kriminelë

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi u shpreh në Kuvend që nuk është e nevojshme hapja e dosjeve të vjetra, por hapja e dosjeve të reja të cilat janë mbyllur përpara syve të të gjithëve.

“Qeveria e ka mbushur administratën me ish-profile diktature dhe kriminelë. Nëse ky ligj ka si synim pastrimin, procesi të nisë nga Parlamenti. Zyrtarët e lartë kanë bashkëpunuar me sigurinë e shtetit. Nuk po i shërbeni shoqërisë me zbardhjen e krimeve, e keni mbushur sallën me punëtorë prostitutash dhe plaçkitës në vende si Gjermania, Brukseli dhe Italia. Po dosjet e tyre kush do t’i hapë?”, u shpreh Patozi.

Sipas Patozit, të rinjtë nuk kanë jetuar fare në periudhën komuniste dhe për ta nuk është argument hapja e dosjeve. Ai përmendi edhe dy deputetët Frroku dhe Doshi, të cilët i quan viktima të Kryeministrit. “Dy deputetët u zgjuan si armiq të përbetuar, por s’do të ishin të tillë nëse nuk do ta kishin kruajtur me Kryeministrin”, tha ai.

Në vazhdim të fjalës së tij Patozi e quajti qeverinë aktuale përgjegjëse direkte për eksodin dhe varfërinë që po e shkakton atë. “Jeni përgjegjës direkt për eksodin. Njerëzit mund të largoheshin edhe kur u liberalizuan vizat, por nuk ikën. Ekonomia është në rënie të lirë, papunësia dhe varfëria është rritur, faturat e larta të energjisë rëndojnë mbi qytetarët”, përfundoi fjalën e tij Patozi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta përshendet rezolutën e PE: Mesdheu zonë e zhvillimit, jo vijë kufitare vdekjeprurëse
Blushi: Kush po e ndjek Saliun? Jo unë, por ju që qeverisni si ai »
Article Logic
Execution time: 0.29624009132385
array(1) { ["section"]=> string(86) "patozi-procesi-i-hapjes-se-dosjeve-te-nise-nga-parlamenti-i-mbushur-me-kriminele-10080" }