Patozi: Rama do mbajë përgjegjësi për deputetët e inkriminuar sa të jetë gjallë

Publikuar tek: politike, më 12:40 10-09-2015 Patozi: Rama do mbajë përgjegjësi për deputetët e inkriminuar sa të jetë gjallë

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi tha gjatë fjalës së tij në Parlament se situata në vend është alarmante dhe e paspresë. Me një fjalim të gjatë, Patozi preku disa nga problemet kryesore të vendit si trafiku i drogës, inkriminimi i Parlamentit dhe largimin masiv të shqiptarëve.

Fjala e Patozit në Parlament:

"Ajo që nuk po kuptohet tamam për këtë çështje është se kujt i dhemb më shumë, Edi Ramës apo Ilir Metës. Por ajo që shpresoj unë më shumë është që hetimet ta zbardhin këtë çështje sepse ia vlen.

250 milionë dollarë mungojnë nga buxheti i shtetit. Mos prisni të krahasoj shifrat, nuk është modesti të them se nuk jam ekspert i fushëp, por kjo gjë më lejon të them se kjo është gropa e madhe e paaftësisë së qeverisë dhe vjedhjes. E shkaktuar kryesisht nga Tatimet dhe Doganat, por po të dëgjosh Edi Ramën se çfarë fjalësh thotë për zonjën e Doganave, mendon se ka akoma edhe më të paaftë se kopmania e falimentuar e Doganave dhe Tatimeve.

Sipas çdo standarti normal ajo duhet të largohet edhe sikur të mos kishte ansjë hall tjetër. Në këto dy vjet Shqipëria është kthyer në një vendt të pashpresë, të gjithë nxitojnë të lenë vendin, madje edhe ndonjë deputet. Shqiptarët ikin për faktin se nuk kanë asnjë shpresë që mund të dalë nga kjo sallë e ndërtuar për ta. Por kjo sallë ka rënë jo vetëm për shkak të Armando Prengës, por edhe sepse kjo sallë ka nxjerë edhe 7 deputetë të tjerë me rekorde kriminale.

Është jashtë çdo dyshimi se brenda kësaj salle ka edhe burra e gra që nuk kanë lidhje me ata deputetë. Është shumë e vërtetë se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi sa të jetë gjallë. Edhe ne të tjerët nuk jemi fare-fare dorëjashtë. Nëmos nuk kemi përgjegjësi jemi të poshtërruar që e kemi lejuar të ndodhë.

Unë nuk jam aq naiv sa të besoj se kjo situatë në Shqipëri vjen nga lobimi gjysëm i marrë e gjysëm tinzar i deputetit Koco Kokëdhima, por sepse kjo është mënyra e shtetit për të shpërblyer bandat e kanabisit në mbarë vendin.

Ne na takon t’i kërkojmë falje Lazaratit për një krim që nuk e ka kryer kurrë, sipas standarteve te reja të Rilindjes."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe habi për mungesën e Bodes në Kuvend. Ish-ministri vjen dhe ja përplasja mes tyre për CEZ
Presidentja e Kosovës flet në Kuvendin e Shqipërisë, të gjithë aty por...jo Rama »
Article Logic
Execution time: 0.0096349716186523
array(1) { ["section"]=> string(84) "patozi-rama-do-mbaje-pergjegjesi-per-deputetet-e-inkriminuar-sa-te-jete-gjalle-20446" }