Patozi: Shqiptarët po presin ofertën t'i nxjerrë nga kjo shpifësirë ku jemi futur të gjithë

Publikuar tek: politike, më 12:07 02-07-2015 Patozi: Shqiptarët po presin ofertën t'i nxjerrë nga kjo shpifësirë ku jemi futur të gjithë

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka thënë nga foltorja e Kuvendit, në seancën e parë pas zgjedhjeve vendore, se maxhoranca riktheu vjedhjen e votës, përfshirjen e administratës dhe policisë. Sipas Patozit, “Partia Demokratike humbi zgjedhjet por qeveria nuk fitoi.”

“Jam i detyruar të flas nga brutaliteti dhe egërsia e maxhorancës në Vorë. Ankimimi i tij për rezultatin aty është cinik e i ngjashëm me spotin e LSI ku bën thirrje të mos vidhet vota.

Forcat speciale të LSI-së kishin rrethuar një qendër votimi në Vorë dhe caktonin se kush do të votonte e kush jo. Nëse aty do të kishte vërtet një problem me zgjedhjet do ti ftonim ata të na faktonin se çfarë ka ndodhur.

Këto ishin zgjedhje të pista, goditjet e rënda ishin pa kërcitje dhe pa shumë krisma. Kjo e vështirëson misionin tonë për të vërtetuar manipulimin e këtyre zgjedhjeve por kjo nuk do të thotë që e kemi të pamundur ta bëjmë”, tha Patozi.

Sipas tij, e keqja e Shqipërisë është kreu i Kuvendit, Meta, por kryeministri Rama është njëkohësisht bashkëfajtor. Patozi tha se ankimimi i Vorës nga LSI-ja është aq cinik sa edhe spoti i LSI-së për votën.

“U rikthye frikshëm përfshirja e policisë, përdorimi i administratës dhe shitblerja e votës. Ne kaluam në një stad të ri të shit-blerjes së votës. Maxhoranca lundron prej kohësh në ujëra të qeta. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i gëzohen dot fitores sepse e dinë që nuk kanë fituar pastër. Ilir Meta është i mërzitur se nuk i ariti 100% objektivat e tij. Ndaj Edi Rama ëshët i shqetësuar se është mërzitur Ilir Meta dhe jo se fitoi kundër PD-së.

Ka shumë njerëz që thonë se Ilir Meta është kanceri i Shqipërisë, është e keqja e këtij vendi. unë mendoj se LSI nuk është sëmundje por është krijesë. Suksesi i saj sipas meje qëndron se si një krijesë ajo rritet në një mikroklimë më shumë se të tjerët si ata përbindëshat e filmave vizatimorë.

Ky është një parlament difektoz por unë prap jam i bindur që këtu ka burra dhe gra që ia vlejnë, ndaj ende ka shpresë. Pavarësisht nga rezultatet e opozitës këto që po them nuk kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjet e 21 qershorit.

Edhe ne kemi përgjegjësitë tona në këtë katandisje, por ne duhet të japim me vepra dhe jo vetëm me fjalë se jemi kundër, nepotizmit, babëzisë, shitjes së votës. Mbetem me shpresë që kjo shkundje do të ndodhë, shqiptarët janë ende duke pritur një ofertë të re nga kjo shpifësirë ku janë zhytur”, u shpreh Patozi.

"Fitoret e mafias janë të përkohshme dhe se pasuritë e vjedhura nuk gëzohen kurrë gjithë jetën. Shqiptarët janë thjesht duke pritur një ofertë të re, që i nxjerr nga kjo shpifësirë, ku jemi zhytur të gjithë, dhe për momentin po bëjnë qejf Ilir Meta me Edi Ramën" tha Patozi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Beteja" për Vorën në KQZ, Manjani: Kryetarin e bashkisë e zgjodhën jabanxhinjtë. Madhi: Hetimet i bën Prokuroria jo KQZ
Tahiri për Frrokun: Kaloi në kufi, por u regjistrua në regjistrin manual se kishte defekt. Replikon me Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.026633977890015
array(1) { ["section"]=> string(96) "patozi-shqiptaret-po-presin-oferten-t-i-nxjerre-nga-kjo-shpifesire-ku-jemi-futur-te-gjithe-15183" }