"Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve"

Publikuar tek: kulture-art, më 13:41 17-07-2016

Nga Artan Lame

"Patriotism is the last refuge of the scoundrel".

Ndër letra thuhet se e paskësh thënë për herë të parë britaniku Samuel Johnson.

Nga këto anët tona të siujdhesës Ballkanike, e ka cituar më së pari mbreti Oto (Othon) i grekërve. E pritën grekërit si të ish Mesia princin evropian që u vinte nga Danimarka e ftohtë e racionale. Humbi i shkreti mbi 20 vjet nëpër llogjet e Heladhës, pa ja dalë të kuptonte se ç'donin vërtet nënshtetasit e tij.

Në fund, tek i kish ardhur në majë të hundës me bizantinizmat, gënjeshtrat, mashtrimet, përbetimet e rreme, interesat e koklavitura, patriotët e pazarit, grupazhet politike, deklaroi: "Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve". Dhe abdikoi nga froni.

Të vijmë këtu ndër viset tona arbërore. Kemi plot një çerek shekulli që, të gjithë bashkë në kor, u kërkojmë me ngulm ndërkombëtarëve t’a lënë mënjanë gjuhën diplomatike dhe të flasin shkoqur. Më në fund atyre u erdhi në majë të hundës dhe e bënë, e lanë mënjanë gjuhën diplomatike dhe folën shkoqur.

Pas kësaj na mbeti veç një udhë shpëtimi. Kujtdo që nuk i pëlqeu e folura e tyre, u kujtua për demek patriotizmën dhe sovranitetin kombëtar.

I ndyeri mbret Oto do jetë kthyer përmbys në varr tek i ka dëgjuar.

A.

ps. S'do harruar që më të shumtit e nënshtetasve të Otos ishin arnautë a arvanitë, se grekerit ishin akoma rajá në ato kohët e para.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kështjella e Krujës, e dyta ndër 10 kështjellat më të bukura në Europë (LISTA)
Trazirat në Shqipëri si pasojë e ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë »
Article Logic
Execution time: 0.021672964096069
array(1) { ["section"]=> string(53) "patriotizmi-eshte-streha-e-fundit-e-maskarenjve-46870" }