Pavarësia e Katalunjës merr një goditje të rëndë, Trump është për një Spanjë të bashkuar

Publikuar tek: bota, më 16:09 27-09-2017 Pavarësia e Katalunjës merr një goditje të rëndë, Trump është për një Spanjë të bashkuar

Qeveria rajonale e Katalunjës që prej një muaj ka marrë vendim që në datë 1 tetor të zhvillohet referendumi për pavarësinë nga Spanja.

Ky vendim ka sjellë përplasje të mëdha në vendin iberik, pasi qeveria e Madridit e kundërshton ashpër këtë vendim duke e argumentuar si anti-kushtetues. Gjithashtu dhe Gjykata e lartë e Spanjës e cilësoi si paligjshëm këtë referendum, por të gjitha këto nuk e kanë stepur administratën katalanase e cila është e vendosur që t’i shkojë deri në fund këtij procesi.

Por së fundmi incitaiva e katalanasve për të krijuar shtet më vete ka marrë një goditje të rëndë, pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u deklarua kundër.

"Unë me të vërtetë mendoj se njerëzit e Katalonjës do të qëndrojnë me Spanjën. Mendoj se është budallallëk të mendosh ndryshe.” u shpreh Trump në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy, shkruan CNN.

Kjo deklaratë e Trump përbën një pengesë më shumë në rrugën e vështirë të Katalunjës drejtë pavarësisë nga Spanja. 

Article Logic
Execution time: 0.023588895797729
array(1) { ["section"]=> string(93) "pavaresia-e-katalunjes-merr-nje-goditje-te-rende-trump-eshte-per-nje-spanje-te-bashkuar-93900" }