Pavarësisht deklaratës së Ramës, në “Arenën Kombëtare” nuk mund të luhet finalja e Europa League

Publikuar tek: sport, më 18:03 21-04-2016 Pavarësisht deklaratës së Ramës, në “Arenën Kombëtare” nuk mund të luhet finalja e Europa League

I nxitur ndoshta nga deklarata e disa viteve më parë e Michel Platini-së, kreut të UEFA-s, se në Tiranë mund të organizohet një finale e Europa League, kryeministri Edi Rama e ka konisideruar sot stadiumin e ri kombëtar që pritet të ndërtohet, si të denjë për të pritur finalen kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin europian. “Ditë e bukur për futbollin! FSHF-ja prezanton projektin e Arenës Kombëtare! Një stadium i denjë për Kuqezinjtë dhe finalen e Europa League”, shkruan kryeministri.

Megjithatë, që nga viti 2014 kur u bë deklarata nga Platini, projekti i stadiumit ka ndryshuar të paktën tre herë dhe kur ai të përfundojë së ndërtuari, nuk është e sigurtë nëse francezi do të jetë ende në krye të UEFA-s.

Por nëse lëmë jashtë dashamirësinë e Platinisë, “Arena Kombëtare” nuk do të ketë kapacitetin për të pritur një finale të Europa League.

Edhe pse minimum i kapacitetit të një stadiumi të kategorisë katër është 8000 vende, asnjë impiant me kapacitet më pak se 35,000 vende nuk është zgjedhur për një finale të Europa League dhe asnjë impiant me kapacitet më pak se 60,000 vende nuk është zgjedhur për finalen e Champions League. Kjo metodë është përdorur që prej vitit 2006, shkruan Newsbomb.al.

Ashtu siç u bë me dije sot, stadiumi i ri në Tiranë nuk do të ketë më shumë se 22 mijë vende, një kapacitet që është 13 mijë vende më pak se minimumi i kërkuar nga UEFA për finalen e Europa League./Newsbomb.al

Stadiumet e përzgjedhura pas vitit 2006 për Uefa Europa League:

2006/ Philips Stadion, Eindhoven, Holland- 35,000 vende.

2007/ Hampden Park, Glasgow, Skoci - 51,866 vende.

2008/ Etihad Stadium, Manchester, Angli- 53,000 vende.

2009/ Şükrü Saracoğlu Stadium, Stamboll, Turqi- 50,509 vende.

2010/ Volkspark Stadion, Hamburg, Gjermani- 57,000 vende.

2011/ Aviva Stadium, Dublin, Irlandë- 51,700.

2012/ Arena Națională, Bukuresht, Rumani- 55,634 vende.

2013/ Amsterdam Arena, Amsterdam, Holland- 53,502 vende.

2014/ Juventus Stadium, Torino, Itali- 41,475 vende.

2015/ National Stadium, Varshavë, Poloni- 56,826 vende.

Planifikimet:

2016/ St. Jakob Park, Bazel, Zvicër- 37,500 vende.

2017/ Friends Arena, Stokholm, Suedi- 50,653 vende.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja projekti i i ri i stadiumit “Arena Kombëtare“ (FOTOT)
Majlinda Kelmendi medalje të artë në Kampionatin Europian, në Rusi valvitet flamuri kosovar »
Article Logic
Execution time: 0.087882995605469
array(1) { ["section"]=> string(99) "pavaresisht-deklarates-se-rames-ne-arenen-kombetare-nuk-mund-te-luhet-finalja-e-europa-league-38290" }