PBDNJ: Minoritarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën amë në kishë

Publikuar tek: politike, më 15:01 17-04-2015 PBDNJ: Minoritarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën amë në kishë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar për debatet e fundit që janë zhvilluar në media në lidhje me përdorimin e gjuhës greke nga kryepeshkopi Janullatos në ceremoninë e organizuar për festën e Pashkëve. PBDNJ i konsideron këto debate si ndërhyrje në çështje të kishës Ortodokse dhe për këtë arsye duhet të trajtohen në mënyrë serioze.

“Në lidhje me disa ndërhyrje personash publik, por edhe të politikës në çështje të kishës Ordhodhokse dhe të jetës se saj si edhe disa artikujve nervozë që vijuan në disa media por edhe në rrjetet sociale, shprehim edhe njëherë qëndrimin tonë   konstant se këto çështje janë të një natyre shumë serioze, të ndjeshme dhe delikate dhe të gjithë e kemi për detyrë ti trajtojmë si të tilla”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Sipas PBDNJ-së, minoritetit grek u njihet në bazë të statutit të KOASH, përdorimi i gjuhës së tyre amtare edhe në jetën kishtare.

“Në mënyrë të veçantë për sa i përket gjuhës adhuruese në jetën liturgjike të kishës Orthodhokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar qartë në statutin e KOASH i cili është i njohur edhe nga shteti. Në këtë statut sikurse edhe në kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Orthodhokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar. Logjikat që pretendojnë një situatë njëngjyrëshe në gjirin e kishës Orthodhokse në vend përbejnë një injorim naiv të realitetit për sa i përket përbërjen e grigjës të kësaj kishe dhe aventurizëm për nga pasojat e tyre”, shprehet PBDNJ.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sazan Guri kundërshton KQZ-në për partitë pa deputet: Më parë nuk më duheshin 3 mijë vota
Rama në Lushnje, sheh pallatet e lyera me të kuqe, siç ai vetë i kishte kërkuar »
Article Logic
Execution time: 0.019428968429565
array(1) { ["section"]=> string(69) "pbdnj-minoritaret-kane-te-drejte-te-perdorin-gjuhen-ame-ne-kishe-9027" }