PBDNJ për vendin e numërimit në Konispol: KQZ të ndryshojë sa më parë situatën

Publikuar tek: politike, më 12:30 20-06-2015 PBDNJ për vendin e numërimit në Konispol: KQZ të ndryshojë sa më parë situatën

Në kuadër  të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore  të datës 21 qershor Partia Bashkimi për të Drejtat  e Njeriut, ka denoncuar veprimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e cila me propozim të prefektit të qarkut Vlorë dhe  me një vendim të saj sipas PBDNJ-së “ transformon realitetin duke caktuar si vend për numërimin e votave në bashkinë e Konispolit ambientet e një kopshti në këtë qytet i cili dukshëm nuk i përmbush kërkesat specifike  të  Kodit Zgjedhor”.

PBDNJ në një deklaratë për median bën me dije se “ Kjo problematikë vjen për shkak se salla në të cilën është menduar të kryhet numërimi i votave nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të ndjekur këtë proces  vëzhguesit dhe përfaqësuesit e mediave.”

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shpreson  dhe dëshiron të  besoje se kjo situate e krijuar  nuk është e qëllimshme  për të manipuluar dhe për të sjelle përplasje gjatë numërimit të votave.. Për këtë arsye ne kërkojmë nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve   të përpiqet ta ndryshojë sa më paë këtë situatë në mënyrë që procesi i numërimit të votave dhe ai zgjedhor në përgjithësi të jetë I qetë transparent si dhe të përmbushë kriteret dhe standartet e kërkuara nga vendet dhe organizatat  partnere ku vendi ynë aspiron të anëtarsohet”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prezantohet në Kukës prefekti i ri, është Liman Morina
Shëngjini patrullohet nga makinat e policisë, Lezha një zonë e nxehtë elektorale »
Article Logic
Execution time: 0.023140907287598
array(1) { ["section"]=> string(83) "pbdnj-per-vendin-e-numerimit-ne-konispol-kqz-te-ndryshoje-sa-me-pare-situaten-14103" }