PBDNJ reagon për arrestimin e Neranxit: Shpresojmë që origjina të mos jetë motivi

Publikuar tek: politike, më 16:11 24-04-2016 PBDNJ reagon për arrestimin e Neranxit: Shpresojmë që origjina të mos jetë motivi

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dënuar arrestimin e biznesmenit Nikollaq Neranxi duke u shprehur se kjo është një “arrogancë rregjimore e pushtetit që po zëvendëson partneritetin me biznesin me represion dhe nënshtrim”.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dënon pa ekuivok kapërcimin e limiteve gjatë veprimeve të Policisë së Shtetit ndaj biznesmenit N. Neranxi.

Incidente të tilla të rënda manifestojnë arrogancën regjimore të pushtetit që po zëvendëson partneritetin me biznesin me represion dhe nënshtrim. Sidomos kjo për biznesmenë që artikulohen publikisht për politikat qeveritare.

Kambanë alarmi për liritë qytetare. Duam të besojmë se origjina e biznesmenit të mos ketë qenë motiv rëndues i abuzivitetit shtetëror”, thuhet në deklaratën për shtyp të PBDNJ.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela: Një mik nga Gjermania më tha se kusht për në BE keni neutralizimin kriminal të Sali Berishës
Tetë kryesi të PS në 25 vjet, kush rezistoi, kush u përjashtua dhe cila është prurja e Rilindjes »
Article Logic
Execution time: 0.028455972671509
array(1) { ["section"]=> string(86) "pbdnj-reagon-per-arrestimin-e-neranxit-shpresojme-qe-origjina-te-mos-jete-motivi-38552" }