PBDNJ reagon për “Shën Thanasin” dhe flet për “respekt të imponuar” të lirisë së besimit

Publikuar tek: politike, më 15:31 21-08-2015 PBDNJ reagon për “Shën Thanasin” dhe flet për “respekt të imponuar” të lirisë së besimit

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka reaguar për përplasjen mes INUV të Himarës dhe Kishës Ortodokse, në lidhje me ndërhyrjen në kishën e “Shën Thanasit” apo “Athanasit” siç e quan kjo parti. Duke i dënuar ashpër ngjarjet e dy ditëve të fundit në Dhërmi, PBDNJ e Vangjel Dules i konsideron këto veprime në shkelje të rëndë “të respektit të imponuar” të lirisë së besimit fetar dhe cënimit të pronës.

“Dënojmë ashpër ngjarjet e rënda të dy ditëve të fundit në qytezën e Dhërmiut – Himarë, ku po tentohet rrënimi i një objekti të kultit Orthodhoks, konkrretisht kishës së  Shën Athanasit. Aktet që kanë nuanca të persekutimit përbëjnë shkelje të rëndë të respektit të imponuar të lirisë së besimit fetar, të karakterit hyjnor të vendit të shenjtë dhe cënim të pronës së ligjshme të një komuniteti fetar, përbëjnë precedent të rrezikshëm dhe janë të pakonceptueshme për realitetet europiane”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Më tej, PBDNJ shpreh habinë e saj për mosveprimin e strukturave shtetërore ndaj këtyre akteve që ajo i konsideron joligjore dhe antikushtetuese.

“Na çudit heshtja, indiferentizmi dhe mosveprimi i strukturave shtetërore dhe qeveritare ndaj akteve të tilla joligjore dhe antikushtetuese që kanë provokuar rëndë ndjenjat e besimtarëve dhe standartet e të drejtave të saksionuara të njeriut dhe lirive fetare”, thuhet në fund të deklaratës.

INUV i Himarës ka ndërhyrë në prishjen e një ndërtimi pranë kishës së “Shën Thanasit” të cilin e konsideron pa leje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj:Do ndryshojmë Kushtetutën dhe zgjedhjen e Presidentit, Nishani s’më intimidon. Kritikon Ramën dhe Metën
Basha sulmon Ramën, thotë se ka humbur çdo lidhje me realitetin »
Article Logic
Execution time: 0.030555963516235
array(1) { ["section"]=> string(90) "pbdnj-reagon-per-shen-thanasin-dhe-flet-per-respekt-te-imponuar-te-lirise-se-besimit-18881" }