PD akuza të forta Bushatit: Grupi Bajri është përdorur për të kërcënuar votuesit

Publikuar tek: barometri, më 08:43 24-09-2018 PD akuza të forta Bushatit: Grupi Bajri është përdorur për të kërcënuar votuesit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në lidhje me arrestimin e anëtarëve të grupit Bajri nga Policia.

 

Sipas Salianjit Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës anëtarët e grupit Bajri, madje ai ka shtuar se ata janë përdorur për të kërcënuar votuesit e opozitës në zgjedhjet elektorale të 2017.

DEKLARATA E PLOTË:

Bushati nuk ju përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje. Bushati dhe Rama janë mekur sepse:

- Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për ti kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.

- Gjatë zgjedhjeve elektorale grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës

- Rama i ka kërkuar grupit Bajraj nepermjet Ditmir Bushatit që të shtojnë numrin e deputetëve te PS ne Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim ju ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.

– Bushati ju ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.

– Komunikimi me Bajrat është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.

Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Rames kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve. Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025698900222778
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-akuza-te-forta-bushatit-grupi-bajri-eshte-perdorur-per-te-kercenuar-votuesit-135364" }