PD akuza të forta: Xhafaj gënjeu për vëllain trafikant

Publikuar tek: barometri, më 15:10 14-05-2018 PD akuza të forta: Xhafaj gënjeu për vëllain trafikant

Partia Demokratike vjen sërish me akuza të forta kundër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në lidhje me vëllain e tij Agron Xahfaj i cili është dënuar për trafik droge në Itali.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Xhafaj ka gënjyer për vëllain e tij, teksa ka thënë se ky i fundit ka shlyer gabimin, për të cilin është dënuar në Itali. Sipas Alibeajt, Agron Xhafa nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge.

Dekarata e plotë e Enkelejd Alibeajt:

[...........Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE ..... Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.].

{Fatmir Xhafaj - Faqja 53 e procesverbalit - Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010}

E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge.

Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë.

Shqiptarët mbajnë mend me dhjetra raste të burgosjes së kryefamiljarëve që nuk paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, apo burgosjen e qytetarëve kukësianë që protestuan për mbijetesën e tyre përballë traut të taksës korruptive Rama në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge,

jo vetëm nuk burgoset, por ka imunitet mbi ligjin dhe ka siguruar paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

Pse? Sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Policia e Shtetit është nën urdhrat e Familjes Xhafaj. Cili punonjës i ndershëm policie do guxonte të zbatonte ligjin ndaj një anëtari të Familjes Xhafaj?

Është e qartë për këdo: sa kohë Ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge.

Burgu në Qeverinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt është për njerëzit e pamundur, jo për trafikantët e pushtetshëm, është për krimet ordinere, jo për krimin e organizuar.

Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij?

 Pse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin?

Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit?

Pse është katandisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Por Fatmir Xhafaj hesht. Nuk flet dot, sepse nëse flet i duhet të pranojë se e ka ndihmuar të vëllain që t’i shpëtojë drejtësisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01975417137146
array(1) { ["section"]=> string(60) "pd-akuza-te-forta-xhafaj-genjeu-per-vellain-trafikant-120705" }