PD akuzon Policinë e Shtetit: Hoqën numrat e identifikimit nga armët e tyre

Publikuar tek: politike, më 15:05 28-03-2016 PD akuzon Policinë e Shtetit: Hoqën numrat e identifikimit nga armët e tyre

Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat ka deklaruar se në mënyrë krejt të paligjshme, efektivët e policisë kanë qenë në protestë me armë pa numra identifikimi, që sipas saj janë hequr me qëllimisht.

“Sqarim për të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit: Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më "Policia e Shtetit", dhe jo Gent Strazimiri! Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Partia opozitare ka dërguar edhe fotot e mëposhtme që sipas saj vërtetojnë këto pretendime.

foto1.jpg

foto2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-ministri i Brendshëm godet policin: Bjeri, q** ropt, q** motrën (Video)
Zëdhënësja e PD-së pretendon se arma në brezin e deputetit nuk është veçse rripi i çantës, sjell fotot krahasuese »
Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537
array(1) { ["section"]=> string(80) "pd-akuzon-policine-e-shtetit-hoqen-numrat-e-identifikimit-nga-armet-e-tyre-36221" }