PD akuzon sërish Ramën, Halimi: ‘Venecias’ do t’i shpejgojmë pikë për pikë draftin tonë për drejtësinë

Publikuar tek: politike, më 16:43 15-01-2016 PD akuzon sërish Ramën, Halimi: ‘Venecias’ do t’i shpejgojmë pikë për pikë draftin tonë për drejtësinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka reaguar pas mbledhjes së komisionit për reformën në drejtësi, duke akuzuar atë për kapje politike të drejtësisë.

Në deklaratën e Halimit sqarohet se qëndrimi i PD-së për këtë reformë do të shpjegohet pikë për pikë nga ekspertët e saj dhe do t’i dërgohet komisionit të Venecias.

Deklarata e plotë e Halimit:

Edi Rama urdhëroi sot deputetët e tij të mos pranojnë kërkesën e opozitës për hartimin e një drafti të vetëm konsensual sipas Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, që të shkonim bashkë bazuar në një konsensus sipas Venecias, dhe jo të ndarë.

Sot ishte dita kur palët politike hoqen maskat, kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër Venecias. Kush ishte për një konsensus sipas Venecias dhe kush ishte për kapje politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve.

Vendimi i sotëm i Ramës që dërgoi një draft të vetin, jo transparent, të pakonsultuar me askënd, të hartuar me urdhër politik, që injoron me arrogancë rekomandimet e Venecias, ishte dëshmi e vullnetit të keq për t’i ikur Venecias, për t’i ikur konsesusit sipas standardeve të Venecias.

Opozita tregoi edhe njëherë sot në komision, vullnetin e mirë për një reforme konsensuale bazuar në rekomandimet e Venecias, një reforme që bazohet ne standarde europiane që shmang çimentimin e kapjes politike sipas draftit të Ramës dhe që do shpjegohet pikë për pikë nga ekspertet e saj, në qëndrimin që do i dërgojë komisionit të Venecias.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Për Ramën, Beqaj është hajduti më i suksesshëm në vjedhjen e shtetit
Batutat e Ramës për gazetarët: S’keni punë tjetër ju?! Po ik o vëlla »
Article Logic
Execution time: 0.0043251514434814
array(1) { ["section"]=> string(104) "pd-akuzon-serish-ramen-halimi-venecias-do-t-i-shpejgojme-pike-per-pike-draftin-tone-per-drejtesine-30099" }