PD apelon vendimin e KQZ: Ndaloi qytetarët për Referendumin e Parkut

Publikuar tek: politike, më 10:40 21-04-2016 PD apelon vendimin e KQZ: Ndaloi qytetarët për Referendumin e Parkut

Partia Demokratike apeloi sot në kolegjin zgjedhor vendimin e para një muaji të KQZ, që nuk lejoi mbajtjen e referendumit lokal, ku qytetarët e Tiranës të shpreheshin e të vendosnin për projektin e Bashkisë te Parku i Liqenit.

Departamenti i Mjedisit në PD depozitoi sot kërkesën pranë Gjykatës së Apelit,  kjo u pasua edhe me një deklaratë të kreut të këtij departamenti, Jamarbër Malltezi.

“Partia Demokratike po apelon sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e militantëve të shumicës së shullazëve të KQZ për të refuzuar dhënien e formularëve ndaj qytetarëve të Tiranës për të mbledhur mbi 20 mijë firma që duhen për referendumet vendore. KQZ e shullazëve e ktheu Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor njësoj si statutin e partisë socialiste ku nenet nuk zbatohen, por interpretohen sipas dëshirës  së shullazëve të KQZ dhe të pushtetit. Për fat të keq, ne jemi këtu për të kërkuar një e drejtë që na e njeh Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor,  por ne do të përballemi për vlerat kushtetuese, do të përballemi për të drejtat e qytetarëve që nëpërkëmben përditë dhe që përqeshen nga oligarkët e pushtetit që paturpësisht edhe gënjejnë sikur nuk do të ketë beton nëpër parqe. Ne do të mundësojmë që qytetarët të shprehen, që zëri i tyre të dëgjohet dhe do pranojmë cilido qoftë mendimi i tyre. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe ne do të bëjmë çmos që kjo gjë të  bëhet e mundur me çfarëdo lloj mjeti demokratik”, u shpreh për mediat Malltezi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati brenda PD-së, Topalli llogari Bashës: Berisha i sëmurë, foli për Shullazin, po ti? (I PLOTË)
Elisa Spiropali: Fresh Voice, numër i papritur aplikimesh nga të rinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.025537014007568
array(1) { ["section"]=> string(73) "pd-apelon-vendimin-e-kqz-ndaloi-qytetaret-per-referendumin-e-parkut-38249" }