PD: Autoritetet e Maqedonisë të garantojnë jetën e qytetarëve, shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë

Publikuar tek: politike, më 14:41 09-05-2015 PD: Autoritetet e Maqedonisë të garantojnë jetën e qytetarëve, shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar në Kumanovë në Maqedonisë duke bërë thirrje për qetësi dhe respektim të jetës së qytetarëve. PD i ka konsideruar tronditëse lajmet se si pasojë e konfliktit kanë humbur jetën disa persona e midis tyre një fëmijë.

PD ka kërkuar nga faktori shqiptar të ruaj gjakftohtësinë dhe nga autoritetet maqedonase të respektojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë situatën në Maqedoni në zonën e Kumanovës.  Lajmet se si pasojë e konfliktit kanë humbur jetën disa persona, midis tyre edhe fëmijë, janë thellësisht tronditëse. Fakti se konflikti po zhvillohet në një zonë të populluar mbart rrezikun e lëndimit apo dëmtimit të civilëve të tjerë. Dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet. Partia Demokratike u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile.  Përdorimi disproporcional i forcës është i dëmshëm.  Partia Demokratike i kërkon popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet. Stabiliteti dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj. Respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit është një rrugë e sigurtë drejt këtij qëllimi”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Lexo edhe:

Vriten 5 shqiptarë në Maqedoni, mes tyre një vajzë 8 vjeçe. Zëdhënësi i MPB-së: Ishte grup terrorist, aksioni po vazhdon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jep dorëheqjen nga PS, Adriana Berberi: Mos më vini në listë të 23-tën për Këshill
Gjylameti-Bashës: Komedia e kartës së studentit dhe tramit tregon si i trajtoi shqiptarët gjatë mandatit »
Article Logic
Execution time: 0.026041984558105
array(1) { ["section"]=> string(102) "pd-autoritetet-e-maqedonise-te-garantojne-jeten-e-qytetareve-shqiptaret-te-ruajne-gjakftohtesine-10743" }