PD, Basha: Po bënjë çmos për të manipuluar hetimin, Meta të japë dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 18:06 05-03-2015 PD, Basha: Po bënjë çmos për të manipuluar hetimin, Meta të japë dorëheqjen

Keru i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot në një konferencë për shtyp se pushteti ekzekutiv i Ramës dhe pushteti legjislativ i Metës po bëjnë çmos për të manipuluar hetimin dhe dorëheqja e Ilir metës është një parakusht për hetimin e drejtë të skandalit.

“Po bëjnë çmos për të manipuluar hetimin dhe për të rregulluar alibitë duke i përzier faktet me spekullime pa vlerë që njerëzit të mos kuptojnë çfarë po ndodh. Po bëhen spekullime, mashtrime dhe sulme ndaj opozitës nga autorët e këtij krimi që janë Rama dhe Meta”, tha kreu i PD.

Basha tha se rrjedhja e informacionit që përbën sekret hetimor, është bërë qëllimisht për të bërë presione te krerët e policisë dhe prokurorisë.

“Gjashtë muaj ka qenë Saimir Tahiri në krye të operacionit për të mbajtur të fshehtë krimin duke vepruar si negociator dhe sot ai mer çertifikim nga shefi i tij se paska qenë në rregull. Por më e keqja është se sot janë liruar nga zinxhirët bandat më të rrezikshme të kriminelëve që kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë” tha Lulzim Basha.

Kreu i PD tha se beteja e opozitës kundët vrasjeve me pagesë sapo ka nisur dhe misioni kryesor është dekriminalizimi i qeverisë. Basha tha se me mbështetjen e qytetarëve dhe të partnerëve nderkombëtarë do ta çojnë me çdo kusht drejt finalizimit misonin e dekriminalizimit.

“Kanë punë me drejtësine, mund ti fshihen ligjit dhe drejtësisë, por jo popullit”, tha Basha në mbyllje të fjalës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama:Shfaqje e trishtueshme me tufë politikejsh e rrugeçërish, Tahiri i çmontoi akuzat
Rama dhe Basha zhdukin historitë e partive të tyre »
Article Logic
Execution time: 0.025142908096313
array(1) { ["section"]=> string(77) "pd-basha-po-benje-cmos-per-te-manipuluar-hetimin-meta-te-jape-doreheqjen-5064" }