PD, Basha: Tahiri e Meta të japin dorëheqjen. Vendi po shkon drejt kolapsit ekonomik

Publikuar tek: politike, më 13:03 08-04-2015 PD, Basha: Tahiri e Meta të japin dorëheqjen. Vendi po shkon drejt kolapsit ekonomik

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se qeveri është duke e çuar ekonominë e vendit drejt rrënimit të plotë. Basha i kërkoi qeverisë të marrë përgjegjësitë për zbulimin e shkaqeve të katastrofës në Marinzë.

“Skandali i fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit, për Mark Frrokun, deputetët tanë arsyetuan bindshëm dhe nxorrën në dritë fshehjen e kërkesës nga një strukturë politike që nis me Edi Ramën e Saimir Tahirin. Pas këtij skandali, Edi Rama zgjodhi të mos e largojë ministrin e përlyer por pëkundrazi i ra në shpatulla. U krekos si gjel me batuta gojëpisi por përfundoi si pulë e lagur përballë vendosmërisë së deputetëve tanë”, tha Basha.

Kreu i PD tha se pas një skandali, një tjetër skandal e ndoqi atë me aktin tronditës të shpalljes së pafajësisë së Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e komisarit të policisë.

“Skandali ndjek skandalin. Sapo ju hodhën hekurat Mark Frrokut, vjen akti tronditës e rrënqethës i shpalljes së pafajësisë të Arben Frrokut. LIdhjet e forta familiare të gjyqtarit që dha pafajësinë me qeverinë dëshmojnë për një tjetër arritje të mafias para shetit, të mafias të përlyer me shtetin”, u shpreh kreu i PD.

Basha tha se ekonomia e vendit është drejt një rrënimi të pashmangshëm si shkak i krimit dhe krizëz ekonomike si dy anë të së njëjtës medalje.

Trendi konstant ka qenë përkeqësimi, totali i të ardhurave të vitit rezulton më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, poashtu TVSH-ja dhe të ardhurat doganore rezultojën më të ulta se dy mujori janar-shkurt 2014. Papunësia është në rritje, por shpenzimet për pagesën e papunësisë janë ulur, edhe pagesat e ndihmës ekonomike jane shume më të ulëta” tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pesë vende mblidhen për projektin e gazit, ministrat: Shqipërinë do e ftojmë në takimin tjetër
Tentativa e dëshpëruar e PD kundër Bojaxhiut, “fshijnë” personazhet nga fotot e Forumit për Trashëgimninë »
Article Logic
Execution time: 0.024884939193726
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-basha-tahiri-e-meta-te-japin-doreheqjen-vendi-po-shkon-drejt-kolapsit-ekonomik-8149" }