PD, Boçi: Ajola Xoxa avokate e parave të pista të Bechettit

Publikuar tek: politike, më 12:01 12-06-2015 PD, Boçi: Ajola Xoxa avokate e parave të pista të Bechettit

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi në lidhje me denoncimin ditën e djeshme nga televizioni “Agon Channel”, për përfshirjen e bashkëshortes së Erion Veliajt në firmat e Francecso Begetit si avokate.

"Sipas Edi Ramës, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kandidatit të tij për Tiranën, është e përfshirë në para të pisëta.

Kështu i quan Edi Rama paratë e pronarit të Agon Channel, ku Ajola Xoxe është e lidhur drejtpërdrejt si përfaqësuese ligjore e z.Becchetti.

Eshtë bërë publike sot, se zonja Veliaj ka përfaqësuar në disa gjyqe pronarin e Agon Channel, pikërisht për çështjen financiare për të cilën është akuzuar klienti i saj.

Ndërkohë që, dy ditë më parë, kur sapo nisi procesi për këtë rast, Edi Rama shpalli verdiktin e tij. Si prokuror madje si gjyqtar suprem, ai tha: “Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel një sukses!", ka thënë Boçi.

Boçi tha se sipas ligjit 9917, avokatja Ajola Xoxa ka për detyrë të raportojë, por ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, çka do të thotë se sipas Boçit, ajo është e mbrojtur nga qeveria.

“Si është e mundur që ky ligj i Republikës së Shqipërisë nuk vepron dot ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt?

Pse ka imunitet ajo, çfarë e mbron atë, pse nuk është e barabartë para ligjit?

Pse nuk vepron ky ligj ndaj Ajola Xoxes edhe në rastin e Dzanashvillit, bosit të mafias së Ballkanit e më gjërë, avokate e të cilit është bashkëshortja e Veliajt.

Dhe a ka ndonjë shpjegim, që sa herë flitet për para të pisëta, e pastrim parash me burim kriminal, del emri  Ajola Xoxes si avokate”, tha Boçi gjatë deklaratës për shtyp.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama: Dhimbja e Gërdecit nuk mund të blihet me një thes miell
“Shqipëri e madhe”, Mesila Doda: 3 shtete shqiptare të ndara mes tyre ose bashkim de facto »
Article Logic
Execution time: 0.022380828857422
array(1) { ["section"]=> string(63) "pd-boci-ajola-xoxa-avokate-e-parave-te-pista-te-bechettit-13374" }