PD, Boçi denoncon e-mailin: Drejtorëve të shkollave u kërkohet lista me bindjet politike të stafit

Publikuar tek: politike, më 10:56 03-08-2015 PD, Boçi denoncon e-mailin: Drejtorëve të shkollave u kërkohet lista me bindjet politike të stafit

Partia Demokratike ka denoncuar sot gjatë një konference për shtyp, një e-mail që sipas saj, fakton zëvendësimin e mësuesve në shkolla me militantë të Partisë Socialiste.

Në e-mailin e publikuar  në monitor, drejtorëve të shkollave u kërkohej të dërgonin listën me emrat e stafit dhe përbri tyre bindjet politike të seicilit.

“Ky email që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike.

Me 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhëri, bindjen politike për secilin. Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit  përpara fillimit të vitit të ri arsimor”, ka thënë Boçi.

“Edi Rama kërkon të kapë kështu Էdo segment të arsimit në vend. Ai i sheh shkollat si organizatat e partisë ku punësohen militantët e tij. Duke i zëvendësuar ata me vëzhgues dhe komisionerë të PS-së . Ata do të mbajnë përgjegjësi për këtë dëm që i sjellin arsimit në vendin tonë”, ka thënë Luçiano Boçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD pa burime të forta financiare?! Kërkon donacione dhe jep 7 numra të llogarive bankare
Administratori i ri i Zall Herrit: S’e dimë ç’a do bëjmë, s’kanë dalë udhëzimet, ju nëpër zyra të gjithë »
Article Logic
Execution time: 0.024899005889893
array(1) { ["section"]=> string(102) "pd-boci-denoncon-e-mailin-drejtoreve-te-shkollave-u-kerkohet-lista-me-bindjet-politike-te-stafit-17596" }