PD, Boçi: Tenderat për ndërtim godinash i fiton Carapuli i sarajeve të Ramës

Publikuar tek: politike, më 14:12 18-10-2015 PD, Boçi: Tenderat për ndërtim godinash i fiton Carapuli i sarajeve të Ramës

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmejt Luçiano Boçit lidhur me tenderin e ndërtimit të godinës së re të OSHEE me vlerë 5 milionë euro. Sipas Boçit, tenderi ka qenë i paracaktuar nga vetë kryeministri Rama se kush do ta fitonte, “ndërtuesi i sarajeve të tij”, duke skualifikuar një firmë ndërtimi që ka ofruar 740 milionë lekë më pak.

Reagimi i plotë i PD-së:

Edi Rama vazhdon të ndajë pako të reja 5 miliardë lekëshe, për ndërtuesin e sarajeve të tij, kur ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim për korrupsionin me paratë e OSHEE, paratë e gjakut të shqiptarëve, para që i mori Carapuli i tij edhe pse me ofertën më të lartë.

Korrupsioni me tenderat për ndërtim godinash, ku fituesi është i paracaktuar dhe është Carapuli i tij, po shfaqen gjithandej.

Ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës, paraqet ofertën më të lartë, mundësisht aq sa është fondi limit, dhe shpallet fitues.

Edhe më skandaloze është çështja, kur fondi i vënë në dispozicion për ndërtuesin e Ramës zmadhohet e fryhet në mënyrë që fitimi i tij të jetë i majmë.

Kjo ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit.

Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht Eurocol, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit.

Shihni pra këtu diferencën e fituesit të paracaktuar, me garuesit e tjerë. Ofertuesit e tjerë dalin me shuma më të ulëta, shumë më të ulëta, nga 4 miliardë e 800 milionë, deri në 4 miliardë lekë.

Në fund, tenderi i shkon carapulit, që hyn në garë me 5 miliardë lekë, me ofertën më të lartë nga të gjithë.

Por rasti më ekzemplar është ai i OSHEE.

Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.

Këtë e vërteton ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, por kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë.

5 miliardë lekë të marra me kërbaç, me burg, e që u kanë kushtuar jetën shumë bashkqytetarëve tanë.

Pikërisht, kjo shumë e madhe, i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të Edi Ramës, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar.

Ky është një korrupsion i neveritshëm, zhvajtje e parave të qytetarëve për tia dhënë ndërtuesit personal të Edi Ramës.

Qytetarët, që po dhunohen çdo ditë për një kupton, që përfundojnë në burg e në errësirë nga OSHEE e bandat e tjera të qeverisë, po shohin se çfarë ndodh me paratë e tyre, me taksat e tyre. Ato trajtohen si plaçkë e ndahen sipas interesave të Edi Ramës, i cili vendos për çdo tender, duke përcaktuar në fillim fituesin.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këto raste skandaloze të shkeljes së ligjit dhe procedurave në tendera, këto raste të pastra të korrupsionit kur paratë publike shkojnë gjithnjë tek miku i Edi Ramës, i njohur botërisht si ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleanca KuqeZi: Prokurorë ndërkombëtarë për të hetuar mafien shqiptare
Përgjigja e Lindita Theodhorit për Gjergj Lekën, Doda: Politikanë loço e seksistë, langaraqëve t’i mbyllet goja »
Article Logic
Execution time: 0.030006885528564
array(1) { ["section"]=> string(80) "pd-boci-tenderat-per-ndertim-godinash-i-fiton-carapuli-i-sarajeve-te-rames-23399" }