PD, Bogdani: Gjici i dyshuar për vjedhjen e 6 milionë euro, kandidati i Krujës i dënuar për drogë

Publikuar tek: politike, më 16:27 13-04-2015 PD, Bogdani: Gjici i dyshuar për vjedhjen e 6 milionë euro, kandidati i Krujës i dënuar për drogë

Partia Demokratike ka reaguar sërish nëpërmjet deputetit Gerti Bogdani, i cili tha se kryeministri Rama sulmon opozitën ndërkohë që kandidati i PS në Krujë është i dënuar për trafik droge në Itali.

“Edi Rama sulmon opozitën për kandidatin e Kamëzës Safet Gjici, pasi ai vetë ka ndërhyrë në vendimin e gjykatës e cila nuk ka anjë provë. Rama ka ndërhyrë për të eleminuar kundërshtarin politik, duke shpresuar se do arrijë fitoren në tavolinë, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë”, tha Bogdani.

Bogdani tha se mbi kandidatin e PS në Kamëz, Safet Gjici, ka dyshime të mëdha lidhur me vjedhjen e 6 milionë euro në një bankë të kryeqytetit.

“Kam disa pyetje për Gjicin. Pse kompania dështoi në mënyrë spektakolare në ndalimin e grabitjes? Pse vëllai i tin nuk u mbajt asnjë ditë në burg? A janë të mjaftueshme 6 milionë euro për të fituar në Kamëz?”, tha Bogdani duke premtuar se shumë shpejt do të hidhet dritë mbi këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale/ PD, LSI, PBDNJ dhe PDK regjistrohen në KQZ. 14 prilli afati i fundit
Kokëdhima në Sarandë, Floriana Koka kandidatja e preferuar »
Article Logic
Execution time: 0.021771907806396
array(1) { ["section"]=> string(99) "pd-bogdani-gjici-i-dyshuar-per-vjedhjen-e-6-milione-euro-kandidati-i-krujes-i-denuar-per-droge-8595" }