PD, Bogdani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, prioritet kushtetues për ne

Publikuar tek: politike, më 16:35 27-12-2015 PD, Bogdani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, prioritet kushtetues për ne

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani mori pjesë në konventën e 25 vjetorit të themelimit të PDSh-së së Luginës së Preshevës. Në fjalën përshëndetëse, Bogdani shprehu përshendetjet e përzemërta të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha si dhe mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Më lejoni të përcjell urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z Lulzim Basha, i cili me porosi dhe mesazh të veçantë për vëllezërit shqiptarë të Luginës së Preshevës Ju përcjell mbështetjen e plotë. Për Partinë Demokratike jeni prioritet kushtetues që nga dita e parë e themelimit, sot e deri në ditën që ajo do të egzistojë”, tha Bogdani, thuhet në njoftimin e PD-së.

Deputeti Bogdani uroi PDSh-në për themelimin e saj dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë bashkim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Babagjyshi” Ndocaj shpërndan dhurata për fëmijët e Torovicës
Rama në pritjen me gazetarët: Dikur kam qenë mes jush, sot jam kavja kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.019202947616577
array(1) { ["section"]=> string(78) "pd-bogdani-shqiptaret-e-lugines-se-presheves-prioritet-kushtetues-per-ne-28671" }