PD, Bogdani: Veliaj bashkëautor i papunësisë dhe eksodit

Publikuar tek: politike, më 13:55 20-04-2015 PD, Bogdani: Veliaj bashkëautor i papunësisë dhe eksodit

Deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka thënë gjatë një deklarate për media nga selia e PD se ministri i Mirëqënies Erion Veliaj është bashkëautor me Edi Ramën në realitetin e pashpresë për mijëra familje shqiptare që kanë marrë rrugët e kurbetit.

Sot ai duhet të pranonte përgjegjësinë e tij për skemën shkatërrimtare ekonomike e sociale të aplikuar në vendin tonë prej dy vitesh.

“Skemë e cila ka lenë mbi 20,000 familje realisht në nevojë jashtë ndihmës sociale. Skemë e cila ndryshe nga premtimi i 300,000 vendeve të punës e ka rritur papunesinë nga 13.4% që ishte në 18% sot, sipas INSTAT, nga keto mbi 34% të rinj. Si minister i kësaj qeverie, ai është mbështetës i çdo mase të kësaj qeverie që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me prishjen e pronave të ndertuar me djersën e shqiptarëve të ndershëm. Ai nuk ka kundërshtuar asnjë herë të vetme asnjë vendim të kesaj qeverie që në këto dy vite i ka përkeqësuar kushtet e jetesës qytetarëve shqiptarë”, ka thënë Bogdani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jep dorëheqjen nënkryetari i PR, Neritan Alibali
Rama në Samit, takim me kryeministrat e Ballkanit, pritet të takojë edhe kryeministrin serb Vuçiç »
Article Logic
Execution time: 0.0091729164123535
array(1) { ["section"]=> string(59) "pd-bogdani-veliaj-bashkeautor-i-papunesise-dhe-eksodit-9241" }