PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin, Paloka u bën thirrje banorëve të mos votojnë

Publikuar tek: politike, më 20:15 09-06-2015 PD bojkoton zgjedhjet në Kurbin, Paloka u bën thirrje banorëve të mos votojnë

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka u ka bërë thirrje banorëve të mos votojnë në zgjedhjet e 21 qershorit, pasi PD-ja do të bojkotojë zgjedhjet në Kurbin, ku kandidati i djathtë Altin Biba dha dorëheqjen.

Paloka tha se shkak i bojkotit është bërë ndërhyrja e dyshes Rama-Meta. “Do të bojkotojmë zgjedhjet në Kurbin. I bëjmë thirrje të gjithë banorëve të mos votojnë. Ne e kemi të pamundur të marrim pjesë në zgjedhje, dhe shkak për bojkotin, ndërhyrja e dyshes Rama-Meta”, u është drejtuar Paloka banorëve të pranishëm gjatë takimit në Laç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Malësinë e Madhe: Një fushatë historike, do ta mbaj mend gjatë
Rama me stilolaps e letër në studion e Ilva Tares. Publikohet skica që bëri kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.11861896514893
array(1) { ["section"]=> string(82) "pd-bojkoton-zgjedhjet-ne-kurbin-paloka-u-ben-thirrje-banoreve-te-mos-votojne-13131" }