PD, Bozdo: Veliaj shet edhe kryetarin për të bërë karrierë

Publikuar tek: politike, më 13:32 01-05-2015 PD, Bozdo: Veliaj shet edhe kryetarin për të bërë karrierë

Koordinatorja e Partisë Demokratike Reila Bozdo ka reaguar pas fjalimit të Erion Veliajt, i cili ha se është dakort me kandidatin e PD Halim Kosovën në lidhje me problemet e kryeqytetit, “por kjo është përgjegjësia e Lulzim Bashës”.

Bozdo tha se Veliajt i shpëtuan 4 fjali ku tha se është dakort me Halim Kosovën. Sipas Bozdos, Kosova është shëmbulli që duhet ndjekur.

“Erion Veliajt i shpëtuan katër fjali, ai tha 4 herë që ishte dakort me Halim Kosovën. Të jesh dakort me Halim Kosovën është drejtimi i duhur, Halim Kosova është shembulli për t’u ndjekur, është krejt e kundërta e një mashtruesi të paskrupullt si Erion Veliaj që është i gatshëm të shesë edhe kryetarin e tij për të bërë karrierë”, tha Reila Bozdo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Ekipi që e shkatërroi Tiranën, nuk mund të jetë ekipi që do ta rregullojë atë. Reagon Bashkia
Bylykbashi: Draftit të PD i janë hequr elementet kryesore, duan të mbrojnë krimin me gjethe fiku »
Article Logic
Execution time: 0.017274141311646
array(1) { ["section"]=> string(62) "pd-bozdo-veliaj-shet-edhe-kryetarin-per-te-bere-karriere-10161" }