PD, Bumçi: Eskpertizë ndërkombëtare për çështjen “Doshi”

Publikuar tek: politike, më 19:20 16-03-2015 PD, Bumçi: Eskpertizë ndërkombëtare për çështjen “Doshi”

Deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka kërkuar nga eurodeputetët e pranishëm sot në Tiranë asistencë ndërkombëtare për akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi, ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Bumçi e ka konsideruar këtë çështje si më të rëndën e këtyre 25 viteve, duke e konsideruar asistencën e huaj për çështjen “Doshi” si të domosdoshme. Sipas Bumçit, Prokuroria shqiptare është nën presionin e pushtetit për këtë çështje.

Ky është qendrimi i parë zyrtar nga një deputet i PD-së, që kërkon asistencë të huaj për çështjen “Doshi”. Vetë deputeti shkodran ka kërkuar dy ditë më parë nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për akuzat e bëra nga ai në drejtim të Metës, pasi sipas tij kjo do ta bënte procesin më të besueshëm.

PD ka theksuar disa herë së kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë duke ushtruar presion ndaj prokurorëve për të mbyllur sa më shpejt këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-kryetarëve të Bashkive: Dorëhiquni! Flamur Bime refuzon, kallëzohet në Prokurori
Rama: Do zhdëmtojmë të përmbyturit në Vlorë e Fier »
Article Logic
Execution time: 0.040431022644043
array(1) { ["section"]=> string(57) "pd-bumci-eskpertize-nderkombetare-per-ceshtjen-doshi-6094" }