PD: Dekriminalizimi rrëzon patericën e pushtetit të Ramës

Publikuar tek: politike, më 15:22 04-04-2015 PD: Dekriminalizimi rrëzon patericën e pushtetit të Ramës Fatbardh Kadilli, deputet i PD

“Nuk presim që Rama të jetë në favor interesit jetik  të qytetarëve. Në fakt, dekriminalizimi rrëzon patericën e Ramës me të cilën rri në pushtet”, tha për mediat  deputeti i PD Fatbardh Kadilli, duke akuzuar kryeministrin Rama se është kundër procesit të dekriminalizimit.

Kadilli përsëriti akuzat e PD për fshehjen e dokumentave të interpolit për deputetin Frroku si dhe ndikimin e tij në drejtësi për shpallje pafajësie, duke e quajtur këtë si një “mbyllje pakti” me kreun e Kuvendit Meta.

“ Fsheh letrat e interpolit për deputetin që kërkohet për vrasje e jep pafajësi për vrasje që të mbyllë paktet me Metën. Dekriminalizimi do bëhet me çdo kusht sepse  qytetetarët shqiptarë, partnerët ndërkombëtarë dhe Partia Demokratike e kanë të palëkundur qëllimin për të shpëtuar  vendin nga sundimi i krimit”,përmbylli deklaratën e tij deputeti i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pafajësia e Arben Frrokut/ Ministri Tahiri: Shpresoj mos jetë thënë ende fjala e fundit
Berisha: Burimet më thonë se Rama dërgoi Shullazin në qelinë e Bamit për t’i ndryshuar dëshminë »
Article Logic
Execution time: 0.016571998596191
array(1) { ["section"]=> string(61) "pd-dekriminalizimi-rrezon-patericen-e-pushtetit-te-rames-7820" }